E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ky është fillim i një bashkëpunimi të frytshëm mes dy kompanive, i cili shpresoj se do të vazhdojë edhe në të ardhmen në kënaqësi të ndërsjellë. Dërgesa e Postave të Maqedonisë është në nivel të lartë, në pajtim me standardet e drejtorive postare botërore. Motoja jonë është me shpejtësi dhe cilësi deri te konsumatorët e kënaqur", deklaroi Ejup Rustemi, drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë.
Postat e Maqedonisė  do t'i shpėrndajė faturat pėr shpenzimin e energjisė elektrike











EVN Maqedoni dhe Postat e Maqedonisë nënshkruan marrëveshje, me të cilën dërgesën e të gjitha faturave dhe letrave zyrtare për konsumatorët e EVN Maqedoni, prej tash do ta realizojë operatori nacional i qarkullimit të postës, kumtoi sot EVN Maqedoni.

Postat e Maqedonisë veçmë prej nesër do të fillojë me dërgesën e faturave për muajin maj për energjinë e shpenzuar elektrike për konsumatorët nga grupi i parë, në pajtim me sistemin e ri për bilancimin dhe përpunim dhe faturimin e energjisë së shpenzuar elektrike. Faturat për konsumatorët nga katër grupet do të dërgohen çdoherë në afatin e caktuar, në pajtim me sistemin e ri në periudhë prej 30 ditëve dhe në pajtim me afatet ligjore për dërgesë të faturave.
Ejup Rustemi, drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë

"Ky është fillim i një bashkëpunimi të frytshëm mes dy kompanive, i cili shpresoj se do të vazhdojë edhe në të ardhmen në kënaqësi të ndërsjellë. Dërgesa e Postave të Maqedonisë është në nivel të lartë, në pajtim me standardet e drejtorive postare botërore.

Motoja jonë është me shpejtësi dhe cilësi deri te konsumatorët e kënaqur", deklaroi Ejup Rustemi, drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë.
Ejup Rustemi, drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë

Kryetari i Këshillit administrativ të EVN Maqedoni, Verner Hengst theksoi se në pajtim me atë që është kontraktuar, dërgesa do të bëhet vazhdimisht gjatë tërë muajit, që do të mundësojë të zbatohet bilancimi dhe të gjitha proceset e planifikuara nga sistemi i ri për bilancim, përpunim dhe pagesë për energjinë elektrike të shpenzuar, në interes të konsumatorëve.

Me shfrytëzimin e shërbimeve të Postës së Maqedonisë, pritet të përshpejtohet koha e dërgesës, përkatësisht dërgesat të parashtrohen në afat prej 3 ditëve. Duke marrë parasysh që Posta e Maqedonisë është kompani ku është e rregulluar cilësia e shërbimit në pajtim me ligjin për punë postare, pritet që konsumatorët e EVN Maqedoni të marrin shërbim cilësor dhe me kohë.

Publikuar: 13.05.2010 | 11:19
Lexuar: 685 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime