E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kam marrë pjesë në disa festivale po jo të mëdha si “Celësi Muzikor” apo “Top Fest”, shpresoj në të ardhmen do të kem rastin të marr pjesë.
Astrit Gruda flet pėr fillimet e karierės muzikore



















Nga: Blerand Rexhepi



Si i kujtoni hapat e parë në muzikë?

Hmm..i kujtoj shumë mirë dhe jam i kënaqur ku kam arritur deri tash .

Për ata që nuk të njohin akoma, si do e përshkruani veten?

Jam tip serioz, nuk flas shumë por veproj, jam i tjeshtë si çdo person, fama nuk më ka bërë mendjemadh, shkeli me dy këmbë në tokë.
Tashmë ke filluar një karierë të mirë dhe publiku të njeh më shumë.

Si e ka menduar famën Astritii?

Nuk e kam besuar se do arrijë në këtë nivel si jam tash, shumica më njohin dhe jam i lumtur se kam fansat e mi që më përkrahin nëpër koncerte, muzikën time e pëlqejnë dhe e dëgjojnë.

Ke hasur në pengesa?

Jo deri tani.

Sa këngë ke publikuar deri më tani?

I kam disa këngë, por vetëm 2 i kam të inçizuara në mënyrë profesionale dhe janë të publikuara.

Televizionet të përkrahin në masë të duhur?

Deri tash nuk kam pasur ndonjë përkrahje po shpresoj se do të ketë ndryshime dhe do të kem përkrahjen dhe ofertat nga tv.

Si kalon një 24 orësh?

E kaloj me familje të cilën e vlerësoj shumë në rendin e parë , dhe shkruaj tekste të këngëve në kohën e lirë, kur më premton koha e takoj shoqërinë time dhe me ta kaloj çaste të këndëshme.

Po me shkollimin ku ke arritur?

Hmm...në shkollë s’kam pas shumë suksese.

Përveç muzikës me çka tjetër mere?

Përveç muzikës dhe unë si çdo njeri tjetër punoj për të arritur qëllimin tim në jetë.

Sa je i kënaqur me projektet të cilat i ke realizuar deri më tani?

Jam shumë i kënaqur dhe e falemnderoj shumë producentin tim Genc Prelvukajn i cili është marrë me këngët e mia.

Astrit Gruda


Nëpër festivali vërehet mungesa jote. Nuk ke pasur oferta të mjaftueshme apo nuk dëshiron të identifikohesh si këngëtar festivalesh?

Kam marrë pjesë në disa festivale po jo të mëdha, si “Celësi Muzikor” apo “Top Fest”, shpresoj në të ardhmen do të kem rastin të marr pjesë.

Ndërkohe asnjëherë nuk mungon nëpër evnimente “live” të cilat organizohen në Kosovë?

Kam pasur edhe mbrëmje në Kosove, po pasi unë nuk jetoj në Kosovë jetoj në diasporë, s’kam dhe shumë mundësi të marr pjesë në evenimente atje.

Të ftojnë nëpër koncerte?

Po më ftojnë, por më shumë në Zvicër ku edhe jetoj.

Paraqitesh “live” gjithmonë?

Po paraqitem live gjithmonë ku aty kemi koncerte dhe jemi të ftuar live muzikë me Astritin...

Çka je duke punuar për momentin?

Po plane kam dhe jam duke pregaditur për verë një këngë dhe videoklip të ri.

Sa u përket videoklipeve, me kë bashkpunon në këtë drejtim?

Në videoklipe deri më tani kam bashkpunuar me "ANT PRODUCTION BY FADIL VESELI", po në të ardhmen nuk e di ende se me kënd do të bashkëpunoj lidhur me klipet e mia, po shpresoj ndonjë produksion i mirë të jetë.

Diçka nga jeta private. Je i dashuruar?
No comment.

Publikuar: 13.05.2010 | 15:31
Lexuar: 1409 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
shqipe (14/05/2010 14:48:05) good luck in your music career :)
malsi (14/05/2010 14:54:49) woowwwww veq perpare. talentuar pa massssss....bist einfach super :) shum muzik e mir Peace!!!
pRincess (14/05/2010 15:44:09) bravoo Astrit me i miri jee :):) suksese
adriana dos santo averio (14/05/2010 15:45:52) haaaammer soound...witter soo (Y)
Luanesha (14/05/2010 15:48:51) je ma i miri ;) good luck sweetie !!!
petrit (14/05/2010 16:02:09) Nish fare jee <3
mira janji (14/05/2010 16:09:09) urime dhe suksese te metejshme ke nje fillim karjere te kenaqshme dhe fillimi i mbare eshte gjysma e punes vec vazhdo keshtu perpara.
Flowers (14/05/2010 16:43:12) Je fantastik dhe te uroj sukses te duam shume.
Blerina (14/05/2010 16:52:08) eeh luja astrit luja..ton e din se je ma i miri;) wünsch dir vell glück..ska me ty:D
kaltrina (14/05/2010 17:40:54) je number -1 astrit te duaamm shummmm vetem perpara je mej miri <3
jeta (14/05/2010 18:43:27) dihhhett qe je ma i mirrrrrrrriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii iii kissss e kiii
Shkelqim (14/05/2010 22:39:20) yee My Homy je My best!!!! Astrit-Cdo Her..hehe e kupton kta te fundit ti. Yllii i Estrades ...
Lor@ (15/05/2010 00:07:54) Gjdo hape te karjeres tende te uroj sukses po ashtu dhe ne te gjitha sferat e jetes.. mos harro je yll.

veq perpara Babe
MiLa89 (15/05/2010 00:24:16) te uroj shum sukses ne cdo hap te karjeres..vazhdo si gjithmon:)
christine (15/05/2010 00:45:38) Hey Astrit ich wünsch dir uf dim wäg alles gueti!Mach witer so ;-)
Ps: hesch de Hasan???:-)shka ki ;-)
letti 15.05.2010 22:08 (15/05/2010 02:20:47) Tung Astrid.....
du hast eine unglaubliches Geschenk von da oben.....
Nutze dein Talent und lebe dein Traum...
Amazing music....go on......Suksese nga zemra te deshiroj....
Foli (15/05/2010 03:05:03) Tung Astrit te deshiroj suskese ne te ardhshmen :D
bjond (15/05/2010 15:52:12) veq perpara njeri shum i mir je (K) suksese
havii (15/05/2010 20:27:40) je shum i mir dhe besoj qe dot arrish shumm..suksese
Drenica (17/05/2010 02:31:11) Suksese ne te ardhmen..besoj se do te arrish shum.. :)

tregoju tgjithve se na te Drenices ja kem anen!!
Klodina (17/05/2010 02:46:41) Good job cutie...veq vazhdo and I'll be seeing you soon:)
Urime per t'gjithat <3
MissBjonda1985 (17/05/2010 15:23:31) Hello Astrit Gruda te kam pa disa here neper Konzerte e ndegjoj Kengen tane ne Makin dhe jam Fan i yti shum sukses and u are a sooo beautiful Boy Respect;-)
Granit (17/05/2010 15:44:09) Eyy ha di im Rinora gseh und muess sägä Hammmmmer Junge din sound isch eine vo wenige albanische wo mir gfallt mach witer so bi stolz druf das so Lüt wi di git. zeigs allne du häsch es echt druf!!! Ps: Häsch mal en uftritt in SG?
arlind (02/08/2010 01:44:25) Astrit veq Vazhdo Keshtu Next
hotBeats (24/08/2010 18:39:29) I Trenti prej trenvte t kam peaaace njeri
tina (29/09/2010 15:46:42) krejt palidhje..

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime