E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fatkeqësisht, në rradhë të parë për shqiptarët, regjistri i të ariturave, në aspektin sasior është tepër i vobegët ndërsa në atë përmbajtësor krejtësisht i dështueshëm.
Vitet e humbura










Mahi Nesimi


Rruga-kalldërma jonë, sot është si para katër viteve, por tashmë paksa e dërmuar.

Të gjitha indikacionet bënin me dije se VMRO-ja është e vendosur të zbatojë politikë “të re”, pra jo një politikë që do të duhej të mbështetet në ndërtimin e shtetit mbi parime të, mes tjerash, edhe Marrëveshjes së Ohrit, por politikë të re - të saj. Të një politike nebulloze, pa identitet, konfrontuese e të paparashikueshme. Kjo gjë u njoftua, madje publikisht nga ana e Gruevskit.

Shumë shpejt do të mbushen plot katër vjet nga ardhja e VMRO-DPMNE-së në pushtet. Kjo e dhënë nuk është edhe gjithaq e rëndësishme sikur të kishim një situatë tjetërfare nga kjo e sotmja kur ndodhin gjëra që të shtynë të mendosh si do të ecim përpara me të gjitha problemet aktuale nga çdo lëmi e jetës. Por, të mendosh për të ardhmen gjithësesi duhet të mbështetesh në ndonjë parametër nga e kaluara e cila do të shërbejë si argument mbi të cilin bazohet parashikimi i të ardhmes.

Fatkeqësisht, në rradhë të parë për shqiptarët, regjistri i të ariturave, në aspektin sasior është tepër i vobegët ndërsa në atë përmbajtësor krejtësisht i dështueshëm. Nihilizëm, fatalizëm! Me siguri kështu do ta cilësojnë këtë konstatim të gjithë ata që gjatë këtyre katër viteve, në emër tonë, kanë drejtuar edhe politikën edhe shtetin. Po kjo tashmë fare nuk është e rëndësishme sepse kam përshtypjen se edhe ata, në ndërdijen e vet janë të bindur për këtë. Ama, hajt le të mendojë secili si të doj.

Të arriturat tona, të shqiptarëve, gjatë këtyre viteve, në sasi, pa frikë se po gaboj, mund të numrohen në gishta. Madje, edhe ato janë të karakterit; protokolar; sistemor; të zhvillimit të domosdoshëm; të ecjes në hapa. Shoqëria është një sistem ku shumëçka ecë vetvetiu. Pa ndikimin e pushtetit e të politikës.

Njerëzit jetojnë, ndërtojnë e zhvillohen me vet faktin që veprojnë. Në historinë e njërëzimit asnjë regjim nuk ka mundur ta ndal; dashurinë; martesat; lindjet dhe vdekjet; ngrënjen e pijen; shkollimin; ndihmën dhe solidatitetin etj, etj. Andaj këto gjithësesi kanë qenë prezente edhe gjatë viteve të kaluara.

Pjesa përmbajtësore e një çështjeje është parametër i cili hap rrugën drejt përparimit dhe ardhmërisë më të mirë. Ky parametër, kjo vijë e kjo rrugë, brenda katër viteve jo që nuk u shtrua dhe ndërtua, por nuk u zgjat as për një metër. Rruga-kalldërma jonë, sot është si para katër viteve, por tashmë paksa e dërmuar nga të reshurat dhe veprimet e ndryshme atmosferike.

Katër vjet më parë, e ekzaltuar nga triumfi i VMRO-së, partia “më patriotike” shqiptare dhunshëm vrapoi për të ec në shtratin e autostradës që pretendonte se e njeh mirë nga e kaluara jogjithaq e suksesshme. Qeverisja jonë bazohet në besimin reciprok dhe miqësinë e vjetër. Kështu, struktura shumë të larta të VMRO-së e arsyetonin “marrjen për dore” të miqëve të vjetër.

Mirëpo, rreth dy vjetët e qeverisjes së “partnerëve strategjik” fatkeqësisht për ne shqiptarët, u manifestuan me një denigrim dhe përbuzje të thellë të qenjes sonë, ku sheshazi hetohej strategjia e re e vmrovcave për të qeverisur me vendin.

Politikanët shqiptarë, po edhe ata që merren me “analiza politike” demonstrimin e politikës “së re” të kryeministrit e shihnin vetëm në faktin se partneri shqiptar i koalicionit nuk ka hapsirë më të madhe të veprimit sepse legjitimiteti i tij është i diskutueshëm andaj edhe është i detyruar të luaj sipas muzikës që i bie VMRO-ja.

Mirëpo, ndodhitë e shumta të manifestuara në kontinuitet, ishin dëshmi e qartë se qeveria e Gruevskit shumëçka e bënë sipas asaj që e ka përcaktuar vet dhe se ajo nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët por me një strategji që në fakt bie ndesh me përcaktimet për integrime evroatlantike. Në këtë drejtim ekzistojnë shembuj të shumtë praktik dhe veprime të cilat tërthorazi shpiejnë në atë drejtim.

Neglizhenca e dukshme e diplomacisë së vendit lidhur me aktivitetet e ndërmarra rreth inkuadrimit në NATO nuk ishin të rastit, përkundazi jepnin mesazhe të qarta se, pavarsisht nga deklaratat e kortezisë për angazhim të përhershëm në rrugën drejt evrointegrimeve, kjo punë megjithatë nuk është parësore në agjendën e qeverisë.

Nuk më është e njohur sa dhe si, qendrat analitike të partive shqiptare i kanë lexuar dhe analizuar deklaratat dhe veprimet konkrete të qeverisë, por e dij se ato nuk ka qenë gjithëaq vështirë të kuptohen.

Dhe nga gjithë kjo, çuditërisht, PDSh-ja edhepse si partnere e koalicionit duheshte ta ketë hetuar rrugën që ndjek VMRO-ja, në programin e vet zgjedhor ishte decide në mbështetjen e programit të VMRO-së.

Të gjitha indikacionet bënin me dije se VMRO-ja është e vendosur të zbatojë politikë “të re”, pra jo një politikë që do të duhej të mbështetet në ndërtimin e shtetit mbi parime të, mes tjerash, edhe Marrëveshjes së Ohrit, por politikë të re - të saj. Të një politike nebulloze, pa identitet, konfrontuese e të paparashikueshme. Kjo gjë u njoftua, madje publikisht nga ana e Gruevskit.

Nuk më është e njohur a e kanë lexuar atë politikanët shqiptarë. Ama deputetët është dasht gjithësesi atë ta lexojnë dhe dijnë, sepse kjo ishte paraqitje që kryeministri ia drejtoj opinionit nëpërmjet Agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, menjëherë-disa minuta pasi u soll vendimi për zgjedhje të parakohëshme, ndërsa shërbimet e parlamentit ua shpërndanë deputetëve.

“Luftojmë për mëngjesin e ri! ... për shkak se ardhmëria fillon TANI”. Këto ishin fjalët e fundit të shkruara në tekstin me të cilin Gruevski iu drejtua opinionit.

Me këto orientime programore, bukur transparente, pas zgjedhjeve të parakohëshme pjesë e koalicionit qeveritar u bë Bashkimi demokratik për integrim duke renditur si prioritete: Integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, mëkëmbjen ekonomike dhe... Këto prioritete tani e katër vjet, janë synim jo vetëm i shqiptarëve.

Megjithatë, puna dhe veprimet mjaft të dukshme që nga fillimi i qeverisjes së VMRO-së ishin sinjal se që të tri prioritetet e BDI-së, dhe shqiptarëve, janë në fund të valixhes evrointegruese të vmrovcave. Por, si BDI-në, ashtu edhe shqiptarët po edhe opinionin tjetër, me orientime të qarta evroatllantike e mbante shpresa se inkuadrimi i BDI-së në qeveri, do të jetë një shtytje më e fuqishme drejt rrugës për Evropë.

Këto shpresa mbështetjen e gjenin në “pengmbajtjen” e PDSh-së për shkak të legjitimitetit të dyshimtë për qeverisje. Pra, ishte reale që edhe për shkak të rjedhave të përgjithëshme në rajon, po edhe të bazamentit dhe përcaktimeve të BDI-së, të pritej një qasje më konstruktive dhe më evrointegruese e VMRO-së.

Një analizë, madje sipërfaqësore, e veprimeve të VMRO-së, që në nismë sheshazi dëshmonte se strategjia e saj e veprimit nuk do të ndryshoj. Mostransparenca, ngutia dhe qasja e sipërfaqëshme ndaj çështjeve tepër të rëndësishme që me kohë e paralajmëronin epilogun jo të favorshëm si për shqiptarët ashtu edhe për mbarë vendin.

Njohuritë e deritanishme shpiejnë në drejtim të konkluzionit se nevojitet një analizë e mirëfilltë dhe e gjithëanëshme e qasjes dhe veprimit të politikës “së re” të VMRO-së, sepse katër vitet e kaluara gjithësesi mund të cilësohen si të humbura dhe kjo rjedhë duhet ndërprerë sa më parë.

Në këtë analizë gjithësesi duhet përfshi shumë elemente të njohura dhe “të panjohura”, afatshkurte dhe afatgjate duke nisur nga ato më të voglat por që krijojnë shtrat për një të ardhme të paqartë të vendit. Këto gjëra nuk duhet lënë kohës

Publikuar: 14.05.2010 | 01:35
Lexuar: 820 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Lumi (17/05/2010 18:16:37) I Nderuari Mahi,
Je nder te rrallet qe mundohesh ta thuash nje realite qu po ju ndodh shqiptareve ne Maqedoni me vite.
Duke u nderlidhe me analizen tuaj, te ciles nuk do i kisha hequr as nje presje, por, kisha dashte te bej nje plotesim dhe ate: Ju e perrmendeni pjesmarjen e PDSH-se ne periudhen 2006-2008, ku thoni se ajo "e pranon blanko programin e vmrovcive", une them se ai ka qene kushti qe ato /vmrovcit/ i kane pranuar per te hy ne qeveri, prandaj eshte shume logjike qe ato mos te bejne asgje per shqiptaret, ngase, nuk kane qene ne qeveri fale shqiptareve, por vmrovcive.
Pjesa tjeter qe dua te shtoj, e qe me qellim keni qene pak i rezervuar, eshte periudha e dy viteve te fundit, ku shqiptaret me voten e tyre, BDI-ne e bene pjese te qeverise, por me kete rast jo te realizojn programin e e vmrovcive po te vetin,ate program qe e shpalosen para shqiptareve, ate program qe e cekni edhe Ju, e cka ndodhe me tutje shume mire e thoni Ju ne kete analize. Ketu kemi dy periudha shume te ndryshme, njera me borxh kurse tjetra nuk ka pase borxh tu paguaj shqiptareve.
Ketu ka pasur vend te permendet edhe nje thenje shume e madhe, qe mesiguri edhe ajo ka ndikuar ne percaktimin e elektoratit shqiptar, fjalimi i Kryetarit te BDI-se para parlamentit me 2006:"...te kam fituar ne lufte, do te fitoj edhe ne paqe,...". A nuk jane keto, "dy vitet e humbura" sipas Jush, HUMBJE EDHE NE PAQE E ALI AHMETIT!

PERSHENDETJE

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime