E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Panairi i Karrierës është një mundësi e shkëlqyer për kompaninë/institucionin tuaj, për të takuar studentë aktual, të diplomuarit e USHT-së - dhe të njëjtit ti njoftoni me veprimtarinë e kompanisë/institucionit tuaj.
Panairi i parė i Karrierės nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės










UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

QENDRA PËR SHËRBIME STUDENTORE DHE KARRIERË

Ftesë

PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN E PARË TË KARRIERËS NË USHT


Të nderuar përfaqësues të kompanive/institucioneve,

Kemi nderin të ju ftojmë në Panairin e parë të Karrierës të organizuar në Universiteti Shtetëror të Tetovës.

Panairi i Karrierës është një mundësi e shkëlqyer për kompaninë/institucionin tuaj, për të takuar studentë aktual, të diplomuarit e USHT-së - dhe të njëjtit ti njoftoni me veprimtarinë e kompanisë/institucionit tuaj.

Ju do të keni një mundësi të përkryer që në radhët tuaja të rekrutoni studentët me të suksesshëm për punë praktike, punë me orar të përgjysmuar apo profesionistë të diplomuar për punë me orarë të plotë.

Pse duhet të merrni pjesë në Panairin e Karrierës në USHT?
Universiteti Shtetëror i Tetovës ka 11 fakultete, dhe mbi 14.000 studentë aktiv. USHT është i pranishëm gati se në gjithë territorin e Maqedonisë, me fakultet e disperzuara në Strugë, Kërçovë, Dibër, Gostivar, Shkup dhe Kumanovë.

Vallë do të kishte promovim më të mirë se pjesëmarrja juaj në këtë panair!? Ne ju inkurajomë për pjesëmarrjen tuaj, nga që jemi të bindur se kualiteti i studentëve tanë dhe përgatitja e tyre profesionale do të jenë vlerë e mirëfilltë për kompaninë/institucionin tuaj!


ASPEKTET TEKNIKE TË PANAIRIT TË KARRIERËS:

Panairi i Karrierës në USHT do të organizohet në ambient të hapur! Kompanitë/institucionet pjesëmarrëse janë të obliguara të sigurojnë vetëm stenda. Kompanitë/institucionet që nuk do të sjellin stendat e tyre, organizatorët do të sigurojnë tavolina.

Të gjithë kompanitë/institucionet gjatë tërë kohës do të kenë në dispozicion ambientet e Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë për intervista të menjëhershme me kandidatët potencial. Ambienti ku
do të mbahet Panairi do të jetë i mbuluar me valë interneti - wireless.

Gjatë tërë kohës së mbajtjes së panairit do të organizohen edhe një sërë aktivitetesh rrjedhëse si konferenca të hapura, forume debati, gara për CV më të mirë, gara për intervistë më të mirë etj.
DATA: 20 MAJ 2010 (e enjte)

KOHA: 10:00 h. – 16:00 h.

LOKACIONI: Hapësirë e hapur, te Rektorati i USHT-së.

*Ky panair përkrahet edhe nga Projekti për konkurrencë i USAID-it.

BËHUNI PJESË E PANAIRIT TË PARË TË KARRIERËS NË USHT
Numri i kompanive është i kufizuar! Parimi: First confirmed – First served !

Ju lutemi, konfirmoni praninë tuaj në: careercenter@unite.edu.mk ose


në: 044 335 510
AFATI I FUNDIT
PËR KONFIRMIM:
18 MAJ 2010!

PJESËMARRJA NË PANAIRIN E KARRIERËS NË USHT ËSHTË FALAS!


Publikuar: 14.05.2010 | 19:05
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime