E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesit e Bankës botërore nga kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij, prej së afërmi u njoftuan me aktivitetet rrjedhëse të komunës së Gostivarit.
Pėrfaqėsues tė Bankės botėrore vizituan Komunėn e Gostivarit







Shqyrtohen mundësitë për mbështetje të projekteve prioritare

Delegacioni i Bankës botërore në përbërje të Christine Fallert Kessiddes, Bekim Imerit, Bjorn Phillip dhe Zllatka Poposka e vizituan Komunën e Gostivari. Ata u pritëen nga kryetari i komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani dhe bashkëpunëtorët e tij Shpend Kaprolli, Shirete Elezi dhe Faton Jahja. Përfaqësuesit e Bankës botërore nga kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij, prej së afërmi u njoftuan me aktivitetet rrjedhëse të komunës së Gostivarit.

Kryetari i komunës bëri një retrospektivë të situatës në të cilën ndodhej komuna kur ai e mori mandatin e kryetarit. Theks të veçantë kishin reformat organizative , fiskale dhe financiare te zbatuara ne komune dhe menaxhimi me borxhet e përgjithshme të komunës dhe të ndërmarrjeve publike nga ana e komunës si dhe hapat e ndërmarra për tejkalimin e bllokadave institucionale dhe reformimit të aplikuar ne sektоrin publik komunal.

Kryetari Osmani doli me analizë për reformat e realizuara ne drejtim te zvogëlimit të shpenzimeve dhe kursimeve të realizuara ne buxhetin e komunës, sektorin e arsimit dhe ndërmarrjet publike dhe në reformimin fiskal nëpërmjet rritjes se arkëtimit të të ardhurave fiskale në të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave komunale. Sa i përket azhurnitetit në punë dokumentacioni i dorëzuar në komunë me aplikim për leje ndërtimi dhe dokumentacion tjetër merret në afat rekord, maksimum prej tre ditësh, duke shmangur shpenzimet e panevojshme dhe humbjen e kohës së vlefshme të qytetarëve.

Kryetari Osmani, potencoi se dukuritë e korrupsionit sidomos në sferën e urbanizimit dhe te taksave komunale janë çrrënjosur në tërësi dhe të njëjtat nuk janë të pranishme në komunë.Në vazhdim të takimit u shqyrtuan mundësitë e kreditimit të projekteve të ndryshme komunale. Kryetari Osmani doli me propozime konkrete për projektet prioritare, veçanërisht automjetet për largimin e hedhurinave, pastrimin e rrugëve, rregullimin e trafikut të stërngarkuar si dhe problemin e ujit të pijshëm, problem me të cilin qytetarët e komunës së Gostivarit ballafaqohen tashmë vite me radhë.

Nga ana e përfaqësuesve të Bankës Botërore u tregua gatishmëri për mbështetjen e projekteve në fjalë.

Publikuar: 14.05.2010 | 06:08
Lexuar: 773 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime