Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, konfirmoi se ekziston bashkëpunim i shkëlqyer midis dy ministrive dhe vendeve, e cila siç tha, është në interes të sigurisë së gjithë qytetarëve jo vetëm të dy vendeve, por edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Vetëm së bashku, me bashkëpunim dhe koordinim të mirë është e mundshme luftë efikase kundër krimit ndërkufitar. Është i domosdoshëm veprim në kohë dhe i koordinuar, detektim dhe prandalimi i të gjitha përpjekjeve të kontrabandimit me armë dhe veprimeve të palejuara dhe kryerjen e veprave penale. Për këtë ekziston vullnet edhe në Maqedoni edhe në Kosovë e cila gjë nuk është vetëm deklarative dhe duhet të realizohet në terren.
Këtë e konstatuan ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe kolegu i saj kosovar, Bajram Rexhepi në takimin e sotëm në Shkup.
"Me Rexhepin i këmbyem të gjitha informacionet relevante të cilat do të thonë rritje të shkallës së sigurisë në rajon, e njëherit edhe një hap më afër zbulimit të të gjitha veprave penale të cilat ndodhin në rajonin kufitar dhe në të cilat janë involvuar shtetas të dyja palëve", deklaroi ministrja Jankulloska pas takimit.
Ajo theksoi se e ka njoftuar kolegun kosovar për gjithçka që është bërë në aksionet e fundit të policisë në territorin e Republikës së Maqedonisë, për masat të cilat janë ndërmarrë edhe për rezultatet të cilat janë arritur.
"Për kolegët tanë kosovarë siguruam listë të personave kryerës të veprave të rënda penale për të cilët kemi bazuar dyshim se e kanë kaluar kufirin në drejtim të Kosovës dhe se ndodhen në territorin e tyre, së bashku me të dhënat për personat me të cilët kontaktojnë atje dhe lokacionet e mundshme në të cilat ndodhen që të përpiqemi nëpër aksionin të koordinuar bashkë t'i privojmë nga liria", tha Jankulloska, duke theksuar se pjesa më e madhe e takimit i është kushtuar koordnimit në lidhje me aktivitetet e ardhshme për privimin e personave nga liria të cilët kërkohen për shkak kontesteve të ndryshme gjyqësore apo me fletëkërkime ndërkombëtare.
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, konfirmoi se ekziston bashkëpunim i shkëlqyer midis dy ministrive dhe vendeve, e cila siç tha, është në interes të sigurisë së gjithë qytetarëve jo vetëm të dy vendeve, por edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
"Po angazhohemi për qarkullim të lirë të qytetarëve, për bashkëpunim në të gjitha sferat, dhe me aksionet e përbashkëta do të parandalojmë aktivitete të ndryshme nga krimi i organizuar, tregtia ilegale me armë, drog dhe njerëz. Që të jemi më të suksesshëm në këtë duhet të kemi këmbim të përbashkët të informacioneve, pasi që kufijtë tanë nuk janë dhe nuk duhet të jenë hermetikë veçanërisht në pjesët malore ku qarkullimi duhet të jetë më i kontrolluar", tha Rexhepi, duke shtuar se me informimin më të mirë do të rritet siguria në të dyja anët e kufirit.
Ai theksoi se duhet të ketë sa më shumë vendkalime kufitare legale midis dy shteteve për lëvizje të lirë të qytetarëve, por ato të jenë barriera për grupet e armatosura.
"Mendoj se incidentet e njërit nga shtetet reflektohen edhe në tjetrin. Nuk duhet të mendohet se në Kosovë janë të mirëseardhur kriminelët, por e kundërta e kësaj. Grupet kriminale kanë lidhje jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi dhe Mal të Zi dhe janë mjaft të sofistifikuar", tha Rexhepi.
I pyetur nëse disponon me informacione se grupi i vrarë në Radushë ka kontrabanduar me armë nga Kosova për në Maqedoni, Rexhepi tha se është e mundur armët të vijnë nga Serbia apo Mali i Zi, ose edhe nga Maqedonia.
"Rrjeti i tregtisë me armë është i zhvilluar dhe është e mundshme armët të vijnë deri në Serbi apo Mal të Zi. Nuk dëshiroj Kosovën ta vlerësoni si eksportues të armëve dhe dhunës", theksoi ministri kosovar.
Jankulloska, duke iu përgjigjur pyetjes nëse bëhet fjalë për kontrabandim klasik të armëve apo tentim për destabilizimin e rajonit, tha se duke e analizuar përbërjen e grupit i cili u vra në Radushë dhe dosjen e tyre është evidente se bëhet fjalë për njerëz me motive kriminale.
"Incidentet e llojit të këtillë gjithsesi krijojnë tension dhe shqetësim tek qytetarët për arsye se nuk duhet të nënvlerësohen, por ato nuk paraqesin rrezik për destabilizimin e shkallës së lartë, as të Republikës së Maqedonisë, e as në rajon dhe më gjerë. Është e rëndësishme si shërbime të sigurisë të jemi vazhdimisht të koordinuar dhe të veprojmë në mënyrë të përbashkët pasi që kjo është mënyra e vetme të ballafaqohemi me problemet të cilat paraqesin kanosje jo vetëm për njërin nga shtetet, por për gjithë rajonin", tha Jankulloska.
Minsitrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, theksoi se nga kolegu kosovar kanë marrë informacion për identitetin e personave dhe masat dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë kundër grupit të Kaçanikut, i cili u involvua në incidentin e javës së kaluar në Bllacë, kur u zbulua deponi me sasi të madhe të armëve, dhe se kundër tyre mbajnë procedurë juridike.
Në takim janë këmbyer të dhëna edhe për mundësinë se disa persona të caktuar nga Kosova t'u kenë dhënë mbështetje logjistike dhe ndonjë mbështetje tjetër grupit i cili u vra në Radushë apo të involvuarve në aksionin paraprak në Bllacë dhe atij të mbrëmshëm në Novo Sellë. Pala e Maqedonisë ka ofruar ndihmë në pjesën e integrimeve euroatlantike dhe liberalizim më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.