E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Mesazhi ishte që sa më shpejt të gjendet zgjidhja. Edhe ne këtë e dëshirojmë. Shpresoj se periudha që vjen do të jetë një periudhë kur do të arrijmë te zgjidhja dhe do ta zgjidhim këtë problem që është barrë edhe për ne edhe për Greqinë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
SHBA-ja, urgjentishtė emri!










Takimi i ndihmës-sekretarit amerikan te shtetit, Filip Gordon me kryeministrin e Maqedonise Nikolla Gruevski ne Zagreb

Uashigtoni pret zgjidhjen e shpejt të kontestin rreth emrit. Këtë mesazh ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Filip Gordon, i përcolli mbrëmë në Zagreb, kryeministrit Nikolla Gruevski i cili sot mori pjesë në takimin joformal të kryeministrave të shteteve të rajonit.

Gruevski tha se në këtë takim nuk shtë biseduar për emra konkret apo për afate kohore për zgjidhjen e problemit, por si Uashingtoni ashtu edhe Shkupi dëshirojnë që kjo të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Vullneti është i madh dhe një kohë të gjatë presim propozimin konkret i cili do t’i përgjigjej edhe njërit edhe shtetit tjetër e që tek ne do të kalonte edhe në referendum”, deklaroi Gruevski i cili së bashku me diplomatin amerikan kanë dënuar edhe paraqitjet e fundit ekstremiste në Maqedoni duke theksuar se proceset në vend duhet të kenë për bazë dialogun, parimet demokratike, institucionale dhe sundimin e së drejtës.

Kryeministri Gruevski sot është takuar edhe me kryeministrat e Kroacisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe të Malit të Zi që morën pjesë në takimin jorformal në Zagreb i cili u mbajt në kuadër të Kuvendit vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Mesazhi ishte që sa më shpejt të gjendet zgjidhja. Edhe ne këtë e dëshirojmë. Shpresoj se periudha që vjen do të jetë një periudhë kur do të arrijmë te zgjidhja dhe do ta zgjidhim këtë problem që është barrë edhe për ne edhe për Greqinë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Publikuar: 14.05.2010 | 20:08
Lexuar: 436 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime