E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë presim vetëm dritë të gjelbër nga një anëtare e Unionit që t'i fillojmë negociatat", deklaroi eurokomisari Fiue, edhe një herë duke potencuar se kjo dëshmon se për çështjet konkrete me interes për qytetarët, politikanët vendorë janë të gatshëm bashkarisht të punojnë.
Maqedonia nė BE duhet tė marrė dritė tė gjelbėrt nga Greqia









Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fule duke e vlerësuar gjendjen e Ballkanit dhe përparimin e vendeve nga rajoni i ish-Jugosllavisë për hyrje në Bashkimin Evropian, potencoi se shpejtësia e reformave varet para se gjithash nga politikanët vendorë.

"Komisioni Evropian i konfirmon kriteret dhe standardet, tjetra është e aktorëve vendor, më saktë t'i miratojnë dhe zbatojnë. Do t'i kisha lutur qytetarët dhe politikanët e vendeve-aspirante të mos mendojnë se procesi i shoqërimit gjegjësisht dinamikën e saj e kontrollon Brukseli. Kjo në masë të madhe varet nga aktorët vendorë", shtoi Fule në intervistën për Radio Evropën e Lirë.

Duke e pasur parasysh situatën midis vendeve ballkanike, marrëdhëniet e bllokuara midis Serbisë dhe Kosovës dhe gjendjen në Bosnjë e Hercegovinë, Fule deklaroi se pikërisht për këtë arsye NATO dhe BE-ja janë të pranishme dhe investojnë në Ballkanin Perëndimor.

"Për këtë arsye anëtaret e këtyre dy organizatave janë aq fuqimisht të bindura se prosperiteti dhe stabiliteti i vendeve nga hapësira e Ish-Jugosllavisë mund të sigzrohet me hyrjen në NATO dhe BE. Për shkak të kësaj jemi shumë të angazhuar, jo vetëm në kontaktet me politikanët e Ballkanit që të pengohen çfarëdo lloj skenaresh. Unë jam optimist, është realizuar përparim i madh. Kroacia është në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim.

Me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë presim vetëm dritë të gjelbër nga një anëtare e Unionit që t'i fillojmë negociatat", deklaroi eurokomisari Fiue, edhe një herë duke potencuar se kjo dëshmon se për çështjet konkrete me interes për qytetarët, politikanët vendorë janë të gatshëm bashkarisht të punojnë.

Publikuar: 14.05.2010 | 07:15
Lexuar: 398 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime