E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se po synon që përmes investimit të kapitalit privat në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ndër të tjera, të sigurojë infrastrukturë moderne, përmirësim të komoditetit, shërbime të nivelit botëror, përfitime nga efikasiteti në operim, si dhe transparencë të shtuar në operimin dhe financimin e aeroportit.
Limak-Aeroport de Lyon fitoi tenderin pėr aeroportin nė Prishtinė













Konsorciumi ndërkombëtar Limak-Aeroport de Lyon është shpallur fitues i tenderit për koncesionimin e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme.

Koncesionari është zotuar se do të investojë në aeroport 100 milionë euro, ndërsa përfitimi i buxhetit nga kjo shumë do të jetë nga 23 deri në 55 për qind.

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se po synon që përmes investimit të kapitalit privat në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ndër të tjera, të sigurojë infrastrukturë moderne, përmirësim të komoditetit, shërbime të nivelit botëror, përfitime nga efikasiteti në operim, si dhe transparencë të shtuar në operimin dhe financimin e aeroportit.

Përmes këtij koncesionimi, sipas qeverisë, Kosova do të përfitojë investime të huaja direkte në vlerë rreth 100 milionë euro, si dhe përqindje nga të hyrat bruto të ANP-se, të cilat do të derdhen në buxhetin e Kosovës çdo vit, për 20 vitet e ardhshme.

Publikuar: 14.05.2010 | 20:31
Lexuar: 514 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime