"Integrimi financiar solli deri tek ajo disa vende të hyjnë në mjaft rreziqe të mëdha. Trendi i këtillë duhet të parandalohet...Në afat të shkurtër në kredive të pambuluara për shpenzim në valuta të huaja do të duhej gradualisht t'u japë fund", shtoi Mirov.
Vendet evropiane të cilat janë në proces të reformave duhet gradualisht të përfundojnë me miratimin e kredive konsumatore në valuta të huaja, deklaroi shefi i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH),Tomas Mirov.
Vendet postkomuniste në Evropë gjatë krizës financiare kishin probleme më të mëdha nga ekonomitë në zhvillim në pjesët e tjera të botës, ndërsa njëri prej shkaqeve kryesore është pikërisht vëllimi i lartë i kredive konsumatore në valuta të huaja, i cili pas rrëzimit të bursës së valutave nacionale, për shkak krizës, solli deri tek shtrenjtimi i dukshëm i atyre kredive.
"Edhe krahas asaj që integrimi i tregjeve financiare, parë në përgjithësi, solli më shumë dobi, sesa dëm, nuk mund t'i mballim sytë para pasojave të dëmshme, të cilat i solli ky integrim", theksoi Mirov në fjalimin, e përgatitur për seancën vjetore të BERZH, e cila fillon sot në Zagreb.
"Integrimi financiar solli deri tek ajo disa vende të hyjnë në mjaft rreziqe të mëdha. Trendi i këtillë duhet të parandalohet...Në afat të shkurtër në kredive të pambuluara për shpenzim në valuta të huaja do të duhej gradualisht t'u japë fund", shtoi Mirov.
Sipas shefit të BERZH vendet në proces të reformave do të duhet të drejtohen nga zmadhimi i kredive në valutën vendore dhe për këtë ta shfrytëzojnë mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, siç është ky institucion financiar.
Mirov njëkohësisht paralajmëroi se kriza e tanishme detyruese në eurozonë paraqet edhe rrezik potencial për ata, të cilët dëshirojnë të hyjnë në unionin monetar evropian.
"Të gjithë e dimë se hyrja në unionin monetar, pa shembuj paraprak, më vonë reflektohet. Këtë në masë të caktuar e konfirmojnë pikërisht problemet e tanishme me euron", theksoi Mirov.
Në seancën vjetore pritet Këshilli i BERZH-it ta aprovojë zmadhimin e kapitalit të bankës për 50 për qind, në 30 miliardë euro, që do t'i mundësojë t'i zmadhojë investimet në të ardhmen. Tema kryesore e seancës sot dhe nesër do të jetë vazhdimi i mbështetjes për Evropën lindore në daljen nga recesioni më i madh i dekadave të kaluara.
Ky institucion fnanciar bazohet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë me qëllim t'u ndihmojë vendeve të bllokut lindor në kalimin nga ekonomia e tregut. Banka investon në 29 vende, zakonisht në sektorin privat.