Nga kompania apelojnë që konsumatorët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk do të marrin faturë, të paraqiten në Qendrën për marrëdhënie me konsumatorët dhe në zyrat për pritje në qendrat energjetike konsumatore dhe të kërkojnë t'u jepet fatura.
EVN Maqedoni filloi me sistemin e ri për faturimin dhe dërgesën e llogarive për energjinë e shpenzuar elektrike. Konsumatorët krahas faturës, e cila ka pamje të re, do të marrin edhe letër me sqarim të përmbajtjes.
Nga kompania apelojnë që konsumatorët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk do të marrin faturë, të paraqiten në Qendrën për marrëdhënie me konsumatorët dhe në zyrat për pritje në qendrat energjetike konsumatore dhe të kërkojnë t'u jepet fatura.
"Me këtë do të korrigjohen mosmarrëveshjet eventuale, ndërsa mbi të gjitha ky është edhe obligim ligjor i konsumatorit sipas rregullave për furnizim, nëse në afatin e parashikuar për shkaqe të ndryshme nuk ka marrë faturë, vet ta kërkojë. Afati për pagesën e faturave është sipas kornizës së parashikuar ligjore - 15 ditë pas përgatitjes së llogarisë", kumtoi EVN Maqedoni.
Me sistemin e ri të pagesës, konsumatorët janë ndarë në katër grupe për bilancimin e energjisë së shpenzuar elektrike, ndërsa faturat kanë të bëjnë në periudhë prej një muaji dhe do të përmbajnë më shumë informacione.
"Lëshime nga periudha 30 ditëshe ka vetëm në muajin tranzicional maj, kur një numër i madh i konsumatorëve do të marrin edhe llogari më të ulta për shkak të numrit më të vogël të ditëve të balancuara, varësisht nga ajo se cilit grup i takojnë", theksojnë nga EVN Maqedoni.
Dërgesën e faturave të reja do ta realizojë Posta e Maqedonisë, sipas marrëveshjes për dërgesën e porosive, e nënshkruar mes dy kompanive. Konsumatorët do të mund të zgjedhin se në cilën adresë do t'u dërgohen faturat, me mundësi që në adresë të njëjtë të arrijnë faturat për më shumë matës, ndërsa pagesa do të mund të bëhet edhe në cilin do qytet, pa marrë parasysh vendin e banimit.