Hoteli, i cili do të ndërtohet në një sipërfaqe nga 20.000 metro katrorë, do të ketë 180 dhoma, 16 apartamente luksoze dhe një apartament presidencial, dy bare, spa qendër dhe kopsht në katin më të lartë. Mbrendësia do të jetë në një stil modern luksoz, deri sa në ndërtimin e pamjes së jashtme do të ruhet pamja historike.
Kompania për hotelieri "Meriot interneshënell" me marrëveshje për menaxhim me "Divellop grup" do të ndërtojë hotel "Meriot Shkup" te sheshi Maqedonia, në të cilën do të investohen 37 milion euro.
Marrëveshja do ta shkruajnë sot Aleksandar Ivanovski, drejtori i përgjithshëm i "Divellop Grup" dhe Ervin K. Karllton, drejtor i përgjithshëm për zhvillim për Europë të hoteleve "Meriot".
Hoteli, i cili do të ndërtohet në një sipërfaqe nga 20.000 metro katrorë, do të ketë 180 dhoma, 16 apartamente luksoze dhe një apartament presidencial, dy bare, spa qendër dhe kopsht në katin më të lartë. Mbrendësia do të jetë në një stil modern luksoz, deri sa në ndërtimin e pamjes së jashtme do të ruhet pamja historike.
Hapja e Meriot Shkup, çka do të jetë hoteli i parë i brenduar në Shkup me udhëheqje internacionale, sipas të dhënave nga investitorët, duhet të jetë gati në vitin 2013.
Në nënshkrimin është e paraparë të marë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Filip Riker, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski dhe kryetari i komunës së Shkupit Koce Trajanovski.
Ndërtimi i hotelit në Shkup është investimi i parë i Meriot Interneshënell në Ballkan. Kompania posedon më shumës se 3400 hotele në 70 vende.