E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministrat biseduan për sfidat lidhur me rritjen ekonomike në të dy vendet, ndërsa theks i posaçëm është vendosur në mundësitë për intensifikimin e këmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në sferën e turizmit dhe bujqësisë. Aktivitetet e filluara nga të dy palët për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në kuadër të Korridorit 8, gjithashtu ishin temë në takimin.
Gruevski dhe Berisha rikonfirmuan angazhimin pėr Korridorin e 8-tė














Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Zagreb realizoi takim me kolegun e tij shqiptar, Sali Berisha.

Të dy kryeministrat i riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve.

Ata shprehën gatishmëri dhe angazhime konkrete për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. U theksua edhe përkushtueshmëria e përbashkët e të dy vendeve për realizimin e aspiratave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, si dhe sigurimi i kushteve për prosperitet të rajonit.

Kryeministrat biseduan për sfidat lidhur me rritjen ekonomike në të dy vendet, ndërsa theks i posaçëm është vendosur në mundësitë për intensifikimin e këmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në sferën e turizmit dhe bujqësisë. Aktivitetet e filluara nga të dy palët për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në kuadër të Korridorit 8, gjithashtu ishin temë në takimin.

Ata e kanë përshëndetur përparimin në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke konstatuar se duhet të vazhdohet me implementimin e saj në të ardhmen, e duke e vlerësuar si kornizë prë krijimin e kushteve për zhvillim të shoqërisë multietnike.

Gruevski dhe Berisha i dënuan të gjitha aktivitetet ekstremiste, kontrabandën dhe krimin. Paraprakisht, në kuadër të takimit rajonal të shefave të qeverive në margjinat e kuvendit vjetor të Bankës Evropiane për rimëkëmbje dhe zhvillim, Gruevski realizoi takim pune me homologen kroate, Jadranka Kosor dhe takime bilaterale me kryeministrat e Bosnjë e Hercegovinës, Nikolla Shpiriq, dhe Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Nikolla Gruevski dhe Sali Berisha
Nikolla Gruevski dhe Sali Berisha

Publikuar: 14.05.2010 | 10:57
Lexuar: 597 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime