E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Leonardo është njeriu ynë dhe ishte e natyrshme të ndahemi në mënyrë miqësore. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo, por futbolli është i tillë”, ka pohuar Galiani.
Largohet Leonardo nga Milani
















Trajneri i Milanit, Leonardo ka konfirmuar ndarjen me Milanin. “Kontrata ime me Milanin është shkëputur. Vendimin e kemi marrë së bashku dhe të dyja palët kemi vlerësuar se ky është momenti më i mirë për të ndërprerë bashkëpunimin”, ka thënë Leonardo.

Ndërkaq, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, ka shprehur keqardhje për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin brazilian. “Natyrisht që vendimin e kemi marrë së bashku.

Leonardo është njeriu ynë dhe ishte e natyrshme të ndahemi në mënyrë miqësore. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo, por futbolli është i tillë”, ka pohuar Galiani.

Për herë të fundit në bankinën e Milanit, Leonardo do të ulet në ndeshjen e së dielës përballë Juventusit. Leonardo mori drejtimin e Milanit në verën e kaluar pas largimit të Karlo Ançelotit.

Publikuar: 14.05.2010 | 12:17
Lexuar: 435 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime