Jessika Watson ishte nisur nga porti i Sidnejt më 18 tetor të vitit 2009, duke mos marrë në konsideratë paralajmërimet, në të cilat i këshillohej të mos e ndërmerrte këtë udhëtim prej 23 mijë miljesh, pa ndalesa dhe pa ndihmë, në borin e një anijeje ngjyrë rozë me gjatësi prej 10.23 metra.
Një adoleshente australiane përfundoi sot udhëtimin e saj rreth botës krejt e vetme me anije me vela, duke u bërë kështu personi më i ri në moshë, i cili arrin të lundrojë përreth botës plotësisht e vetme me një anije me vela.
Pas 210 ditësh në det dhe me një muaj avancë në programin e saj, Xhesika Uatson, 16 vjeçe, ka prekur vijën e finishit, në njërin prej moleve të portit të Sidnejt, pak para orës 04:00 GMT.
Jessika Watson ishte nisur nga porti i Sidnejt më 18 tetor të vitit 2009, duke mos marrë në konsideratë paralajmërimet, në të cilat i këshillohej të mos e ndërmerrte këtë udhëtim prej 23 mijë miljesh, pa ndalesa dhe pa ndihmë, në borin e një anijeje ngjyrë rozë me gjatësi prej 10.23 metra.
Në SHBA, një tjetër adoleshente, Abbi Sanderlend, u përpoq të përbushë këtë aventurë, por ishte detyruar të braktiste përpjekjen e saj.
Rekordi deri tani mbahej nga një i ri australian, i cili e kishte realizuar këtë në vitin 1999, kur ishte vetëm 18 vjeç.