E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Mirë ishte të shihet se këto dy banka të rëndësishme investuese e shohin biznes klimën në Maqedoni si të volitshme, ndërsa politikat e përgjithshme ekonomike i vlerësojnë si shumë cilësore dhe në bazë të kësaj marrin vendim ta rrisin pjesëmarrjen e tyre edhe me më shumë mjete financiare që ta mbështesin Republikën e Maqedonisë", deklaroi zëvendëskryeministri Stavrevski pas përfundimit të takimeve bilaterale me përfaqësuesit e lartë prej të dy bankave.
Bankat investuese evropiane tė interesuara t'i rrisin investimet nė Maqedoni


















Maqedonia ka trajtim shumë të mirë tek Banka Evropiane për Ripërtërirje të Zhvillim dhe Banka Investuese Evropiane. Këto dy banka jo vetëm që deri më tani ishin partnerë të rëndësishëm të vendit tonë por janë të disponuara, siç po i afrohemi procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian, me më shumë mjete të japin mbështetje për zhvillimin ekonomik të vendit, vlerësoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavrevski pas përfundimit të kuvendit vjetor të BERZH-it që u mbajt në kryeqytetin e Kroacisë.

"Mirë ishte të shihet se këto dy banka të rëndësishme investuese e shohin biznes klimën në Maqedoni si të volitshme, ndërsa politikat e përgjithshme ekonomike i vlerësojnë si shumë cilësore dhe në bazë të kësaj marrin vendim ta rrisin pjesëmarrjen e tyre edhe me më shumë mjete financiare që ta mbështesin Republikën e Maqedonisë", deklaroi zëvendëskryeministri Stavrevski pas përfundimit të takimeve bilaterale me përfaqësuesit e lartë prej të dy bankave.

BERZH-i është e interesuar të investojë rreth gjysmë miliardë euro në disa vitet e ardhshme në Maqedoni në projektin për revitalizim të hekurudhës nga Korridori 10 dhe Korridori 8 në relacionin Kumanovë - Deve Bair, si dhe për projektin për ndërtim të sistemit gazpërçues në Maqedoni.

Nga ana e Maqedonisë është kërkuar që banka të investojë edhe në ndërtimin e një prej hidrocentraleve që ELEM-i planifikon t'i ndërtojë në disa muajt e ardhshëm që kjo çështje do të shqyrtohet edhe nga ana e Bordit të drejtorëve. me siguri kjo do të jetë HEC Ura e Boshkos, projekt në vlerë prej 80 milionë euro.

Banka me 50 milionë euro merr pjesë edhe në projektin për revitalizim të rrugëve rajonale dhe lokale në shtet.

Interesim për investim në projektin për ndërtim të hekurudhës drejt Bullgarisë dhe për sistemin gazpërçues ka shfaqur edhe Banka Investuese Evropiane. Në takimet me ta është konfirmuar se janë të interesuar të hynë në këto projekte.

"Për shkak se bëhet fjalë për projekte të mëdha e rëndësishme është që të kemi dy banka të mëdha në këto projekte të cilat krahas mjeteve financiare kanë edhe njofturi teknike për realizimin e projekteve të këtilla", tha zëvendëskryeministri Stavrevski.

Ai me përfaqësuesit nga BIE-ja ka biseduar edhe për linjë kreditore në vlerë prej 100 milionë euro për financim të ndërmsjjeve të vogla dhe të mesme e cila ishte një prej masave të Qeverisë për sigurim të kapitalit të freskët dhe zbutje të pasojave nga kriza ekonomike botërore.

"Biseduam për shfrytëzimin e kësaj linje kreditore dhe u dakorduam që më shpejtë të implementohet limitimi i shkallës së kamatës në gjashtë për qind për firmat dhe në këtë mënyrë do të mundet që sa më shpejtë të shfrytëzohen mjetet", tha Stavrevski.

Projekt tjetër i rëndësishëm i cili duhet të efektuohet deri në korrik, ndërsa do të financohet me hua prej 50 milionë euro nga BIE është ndërtimi, rikonstruimi dhe sanimi i sistemeve ujësjellëse dhe kanalizuese në mjediset rurale.

Sipas zëvendëskryeministrit Stavrevski, bëhet fjalë për projekt do të'u ndihmojë rajoneve rurala ku komunat janë të varfëra dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për realizimin e projekteve të këtilla me të cilat do të zgjidhen çështjet themelore jetësore të njerëzve.

Në takimet me përfaqësuesit e BEI-së është biseduar edhe për rrumbullakësim të konstruksionit financiar për autostradën e Korridorit 10, në pjesën Demir Kapi-Smokvicë, investim i rëndësishëm prej 200 deri 250 milionë euro në të cilën financiar kryesor është kjo bankë.

"Në qoftë se kjo nuk është e mjaftueshme, me siguri BERZH-i do t'i shtojë mjetet që ta ndërtojmë Korridorin 10 dhe në këtë mënyrë ta përmirësojmë konkurrencën e vendit për shkak se ky është një prej korridorëve kryesorë në Republikën e Maqedonisë", shpjegoi Stavrevski.

Zëvendëskryeministri i cili mori pjesë në Kuvendin e 19-të vjetor të BERZH-it së bashku me drejtorin e Agjencisë për investime të huaja Viktor Mizo i prezantoi mundësitë për investim në Maqedoni para biznesmenëve të interesuar, ndërsa në prezencën e tij u nënshkruar edhe marrëveshje për hua midis BERZH-it dhe bankës së Ohrit në vlerë prej 10 milionë euro për kreditim të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Në Kuvendin vjetor të BERZH-it morën pjesë mbi dy mijë përfaqësues të lartë qeveritarë, liderë afarist, ekspertë dhe bankierë, të cilët debatuan se si të përforcohen tregjet financiare që të arrihet rritje e qëndruehsme ekonomike dhe të përshpejtohet tempoja e rimëkëmbjes së ekonomive pas krizës ekonomike të vitit të kaluar.

Takimin në Zagreb e përcollën rreth 350 gazetarë të akredituar, ndërsa para hotelit Uestin gjatë mbajtjes së tij ishte i vendosur regjim i posaçëm i komunikacionit./mia/

Publikuar: 15.05.2010 | 05:55
Lexuar: 595 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime