E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç tha për mediat drejtori i shërbimit mjekësor të spitalit, Dr. Jorgos Arhontakis, nëpërmjet anusit (prapanica) ishte futur në trupin e pacientit një send – me gjasë bishti plastik i fshesës-, që i kishte shkaktuar dëmtimet e sipërëpërmendura. Tani po kurohet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Plagoset ndėrsa bėnte seks me... bishtin e fshesės













Emigranti shqiptar në Kretë

Viktimë e manierave të veta erotike duket se ka rënë një emigrant shqiptar në Hania të Kretës, i cili u paraqit në spitalin e qytetit të hënën në mbrëmje, me plagë në kraharor. Emigranti 35 vjeçar, që ra menjëherë në gjendje të fikti, mundi t’u thoshte mjekëve se ishte plagosur ndërsa gjendej në tualetën e banesës së vet.

Por temperatura e lartë që ai paraqiti, i shtyu mjekët në ekzaminime të tjera, prej nga rezultoi se ai kishte një plagë të rëndë edhe në zorrën e trashë, por edhe në organe të tjera të brendshme, si në mëlçi, diafragmë, ndërsa në toraks i ishte ngulur një pjesë plastike që rezultoi se ishte nga një bisht fshese.

Siç tha për mediat drejtori i shërbimit mjekësor të spitalit, Dr. Jorgos Arhontakis, nëpërmjet anusit (prapanica) ishte futur në trupin e pacientit një send – me gjasë bishti plastik i fshesës-, që i kishte shkaktuar dëmtimet e sipërëpërmendura. Tani po kurohet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Versione të ndryshme

Fillimisht, si dy nga versionet më të mundshme, u konsideruan:

1. Sulm me motive raciste;

2. Sulm për motive të dobëta. U tha se viktima ishte i fejuar me një vajzë greke, të cilën e kishte lënë, dhe të afërmit e saj për t’u hakmarrë, kishin zgjedhur mënyrën makabra të të “shkuarit në hell.


Policia, që ndaloi rreth 10 persona nga qarku shoqëror i 35 vjeçarit, tha më pas se i përjashtonte që të dy mundësitë, pasi në trupin e të plagosurit nuk kishte shenja që të dëshmonin një përkeshje të mundshme.

Drejtori i policisë së Hania-së, Pandelis Burxanos, e bëri këtë të ditur për mediat, duke shtuar se “skenarët që po shqyrtojmë janë të shumta dhe po përpiqemi të nxjerrim një konkluzion, përmes deponimeve të miqve dhe të afërmve të tij, meshkuj e femra, përderisa vetë personi nuk lshtë në gjendje të hedhë dritë. Njëkohësisht kemi marrë në pyetje rreth dhjetë persona, nga rrethi i tij shoqëror e farefisnor”.

Media shqiptare: “Krim racist”

Ndërkaq, mediat në Shqipëri i dhanë hapësirë të madhe lajmit, që e cilësonin si një sulm racist kundër shqiptarit, gjë që shkaktoi dhe komente shumë të ashpra kundër Greqisë e grekëve, në internet. Komentet akuzonin qeverinë shqiptare që “është e shitur” dhe “rri duarkryq ndaj masakrimeve të emigrantëve shqiptarë”...

U plagos ndërsa po masturbohej!...

Ndërkaq, një përfaqësues i autoriteteve konsullore shqiptare në Greqi, që shkoi me urgjencë në spitalin e Hania-së, i tregoi Tribunës atë që ai e cilëson si “ngjarja e vërtetë”. Sipas këtij burimi zyrtar, por që dëshiron të mbetet anonim, “emigranti ishte duke ndjekur një film porno në televizor dhe nisi të masturbohej me bishtin e fshesës, që e kishte futur në mes të këmbëve, ku ende kanë mbetur gjurmët. Gjatë masturbimit, ndjeu një debulesë dhe i ra të fikët. Kur u përmend, e keqja ishte bërë. U ngrit me mundim dhe arriti të shkonte në spital”...

Sipas të njëjtit burim, 35 vjeçari ishte i njohur për “debulesën” e tij ndaj seksit të bukur dhe kishte marrëdhënie erotike me një numër të madh femrash në ishull, greke dhe shqiptare./tribuna/

Publikuar: 15.05.2010 | 07:06
Lexuar: 1311 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
cufa (16/05/2010 22:22:24) rast i ngjajshem ka ndodhur ne kosov ku nje serb kishte futur nje shishe dhe kishte akuzuar shqiptaret qe ja kan bere pastaj u kuptua qe e kishte bere vete.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime