Përkrahës kam familjen, veçanërisht Ilirjana dhe Afrim Dullovi. Dhe bashkëpunoj me fotografin Robin Sauter dhe disa agjensione të modës në Gjermani dhe Zvicër, thekson modeli
Nga:
Blerand Rexhepi
Kur ke filluar të meresh me modelizëm?
Me modelizëm fillova të merrem që nga fillimi i vitit 2010.
U kishe preferuar djemve shqiptar të konkurojnë nëpër spektakle bukurie?
Po u kisha preferuar dhe të japin maximumin, mos të japin dorëheqje sapo të fillojnë edhe pse fillimi është paksa i vështirë.
Është eksperiencë e bukur besoj?
Për mendimin tim Po.
Si e përshkruani veten me pak fjalë?
Person i qetë me shumë hobi.
Po imazh i ndonjë produkti. Të është ofruar ndonjë ofertë të cilën nuk ke mundur ta refuzoje ?
Më janë ofruar disa oferta të cilat nuk i kam refuzuar.
Përveç që je bërë i njohur, sigurisht që ke pasur fitime dhe humbje nga këto punë?
Kjo punë nuk ka edhe aq humbje, pasi që është fillimi nuk ka edhe aq shumë fitime.
Kush ju ka përkrahur dhe kush është më meritor në këtë drejtim dhe me kë bashkpunoni?
Përkrahës kam familjen, veçanërisht Ilirjana dhe Afrim Dullovi. Dhe bashkëpunoj me fotografin Robin Sauter dhe disa agjensione të modës në Gjermani dhe Zvicër.
Ku e gjeje me së shumti veten, para aparatit fotografik apo nëpër sfilata?
Mendoj se në të dy sferat e gjej veten dhe është kënaqësi nga ana ime.
Përveç pasarelave të modes, fotosesioneve në atë kohë keni punuar edhe diçka tjetër?
Jo nuk kam punuar asgjë.
Keni menduar që të largoheni nga ekrani dhe të fokusoheni diku tjetër?
Ky është hobi im dhe nuk kisha menduar që të largohem nga ekrani, por nuk do të thotë se nuk do ti jepja rëndësi edhe punëve tjera...
Si e shpenzoni atë kohë të lirë që e keni?
E shpenzoj me familjen sepse me ta nuk mund të kaloj edhe shumë kohë kështu që i jap rëndësi të veçantë familjes.
Një djaloshit të ri dhe me shumë profesione sigurisht nuk i mungojnë edhe vajzat, do na zbuloni ndonjë sekret?
Hmmm nuk mungojn, sekrete për momentin nuk kam.
Të pëlqejnë aventurat apo lidhjet serioze?
Më shumë pëlqej avanturat, sa i përket lidhjeve serioze mendoj se jam ende i ri.