TIRANE Pas përfundimit të procedurave të divorcit mes sopranos së famshme Inva Mula dhe kantautorit Pirro Çako, kujdestaria e djalit të tyre Antoni do ti takojë sopranos Mula. Verdikti është pohuar nga vetë i mituri në seancën e djeshme gjyqësorë të divorcit të prindërve të tij në Gjykatën e Tiranës.
I pyetur nga kryesuesja e çështjes, gjyqtarja Elona Gjoka, se me cilin nga prindërit do të jetonte pas divorcit, i mituri ka pohuar se do të qendronte me nënën e tij. Në seancën e djeshme gjyqësore, asnjëri nga dy anëtarët e çiftit Çako-Mula nuk kanë qenë prezentë në seancë, ndërsa interesat e tyre janë përfaqësuar nga mbrojtësit e tyre ligjorë. Caktimi i kujdestarisë së fëmijës kishte lënë prej disa muajsh në vend numëro zhvillimin e procesit gjyqësor të zgjidhjes së martesës mes tyre. Pas këtij vendimi, duket me e afërt dita kur Inva Mula dhe Pirro Çako do të cilësohen ligjërishtish-bashkëshortë.
SEANCA
Ashtu si ishte caktuar rreth dy muaj më parë, dje i mituri Antoni Çako ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, për të shprehur vullnetin e
tij në lidhje me cilin nga prindërit do të vijojë të jetojë pas divorcit.
Në praninë e një psikologeje të miturit i është parashtruar çësht-Divorci i Pirros me Invën, kujdestaria e djalit i kalon Invës.
Verdikti është pohuar nga vetë i mituri në seancën e djeshme gjyqësorë ja dhe i është kërkuar se duhet të bënte një përzgjedhje. Burime pranë seancës bënë sqaruan se përzgjedhjen e tij, i mituri
e kishte argumentuar vendimin me shkollën të cilën po ndjek.
Unë i dua të dy prindërit e mi. Por meqënëse jam duke ndjekur shkollën në Francë dua të qëndroj me mamanë time Inva Mula, mësohet të jetë shprehur i mituri përpara gjykatës. Sipas burimeve, seanca e djeshme ka përfunduar brenda pak minutash. Seanca e djeshme ishte e 15-ta në radhën e seancave të këtij gjykimi.
DIVORCI
Me argumentin se largësia e kishte bërë martesën e tyre të pakuptimtë , Inva Mula depozitoi në Gjykatën e Tiranës në prill
të vitit 2009 një kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj Pirro Çako. Në vijim procedurat e divorcit rrodhën deri në momentin kur duhet të përcaktohej kujdestaria e djalit të tyre.
Në serancën e 10 shtatorit 2009, dy pjestarët e çiftit ranë dakord se do ta zgjidhnin vetë çështjen e kujdestarisë. Por, pasi nuk arritën në një mendim të përbashkët, caktimi i kujdestarisë iu la sërish detyrë gjykatës. Për shkak se i mituri ndodhej në Francë, ku ndjek edhe shkollën, në sancën e 17 marsit të këtij viti gjykata caktoi ditën e djeshme si seancë të radhës.