Ka përfunduar ankthi i pritjes për 346 të diplomuar në universitete të huaja, të cilët prej kohësh prisnin që studimet t'u njiheshin edhe në Shqipëri. Pas një kohe të gjatë procedurash Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri publikë dje listën e studentëve që u është njohur diploma.
Brenda 6 muajsh Sektori i Njohjes së Diplomave, njeh diplomat e rreth 500 studentëve shqiptar e të huaj
Ka përfunduar ankthi i pritjes për 346 të diplomuar në universitete të huaja, të cilët prej kohësh prisnin që studimet t'u njiheshin edhe në Shqipëri. Pas një kohe të gjatë procedurash Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri publikë dje listën e studentëve që u është njohur diploma.
E thënë ndryshe të 346 aplikantët tashmë kanë mundësi të gjejnë një vend pune duke vënë në zbatim edhe njohuritë profesionale të përftuara në universitete të ndryshme evropiane apo edhe të vendeve të tjera.
Njohja e këtyre diplomave është bërë nga Sektori i Njohjes së Diplomave, pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të dorëzuar nga të diplomuarit. Një proces ky që për shkak të hallkave të ndryshme burokratike mund t'u ketë marrë një kohë të gjatë si Ministrisë ashtu edhe aplikantëve. Duhet theksuar se gjatë periudhës nëntor 2009- maj 2010 është herë e dytë që MASH konverton një numër kaq të madh diplomash të huaja. Gjatë viteve të kaluara numri i diplomave të njohura nuk ka qenë asnjë here një numër dyshifror, ndryshe nga këtë herë që shifrat tregojnë 346 të diplomuar.
Në muajin nëntor kjo ministri u dha mundësinë e punësimit rreth 204 studentëve shqiptarë që kishin zgjedhur të kryenin studimet ë larta në universitet jashtë Shqipërisë. Sot rreth 6 muaj më vonë Sektori i Njohjes së Diplomave, pas shqyrtimit të dosjeve njeh edhe 346 diploma të tjera të huaja, duke e çuar numrin diplomave të ekuivalentuara në rreth 550. Në listën e publikuar nga MASH nuk rezultojnë vetëm studentë shqiptarë që kanë ndjekur universitete të huaja, por edhe të huaj që kanë kryer studimet në vendlindje dhe kanë gjetur një treg pune të përshtatshëm në Shqipëri.