Britney, 28 vjeçare, dhe Trawick, 38, kanë filluar lidhjen e tyre verën e kaluar dhe që atëherë janë cak i thashethemeve rreth fejesës së tyre të mundshme.
Britney Spears ka ndërprerë marrëdhëniet e biznesit me të dashurin e saj Jason Trawick, por vazhdon ta ketë atë të dashur.
Një përfaqësues i pop princezës Spears ka deklaruar se Trawick nuk është më në rolin e agjentit të këngëtares.
Sipas tij, çifti ka vendosur të përfundojë lidhjen profesionale dhe të fokusohen tek ajo personale.
Britney, 28 vjeçare, dhe Trawick, 38, kanë filluar lidhjen e tyre verën e kaluar dhe që atëherë janë cak i thashethemeve rreth fejesës së tyre të mundshme.