Rastet e Hagës, Sopoti dhe statusi i UÇK-së janë tre kërkesat, zgjidhja e të cilave sipas lideri të BDI-së do të kontribuonte në përmirësimin e gjendjes së krijuar në vend .Gruevski nuk ishte i qartë nëse do të ulet me Ahmetin për të diskutuar këto kërkesa.
Kryeminsiti Gruevski as sot nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me kërkesat e partnerit të tij të koalicionit, Ali Ahmeti.
Rastet e Hagës, Sopoti dhe statusi i UÇK-së janë tre kërkesat, zgjidhja e të cilave sipas lideri të BDI-së do të kontribuonte në përmirësimin e gjendjes së krijuar në vend. Gruevski nuk ishte i qartë nëse do të ulet me Ahmetin për të diskutuar këto kërkesa.
Do të shohim, në rast se ka nevojë do të takohemi, tha Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Gruevski gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se gjoja Ahmeti i është ankuar për rënien e popullaritetit të partisë së tij për shkak të hapave që po ndërmerr në realizimin e projekteve që kundërshton nga shqiptarët.
Një gjë të tillë nuk ma ka thanë, shtoi kryeministri Gruevski.
Ndërkohë kryetari i BDI-së, Ahmeti pranoi se në takimin e djeshëm nuk është diskutuar për kërkesat e tij.
Sigurisht se ata janë kërkesa publike, por në takimin e sotëm nuk kemi biseduar për detaje, sqaron Ali Ahmeti.