Mbrëmja e maqedonsitikës e këtij viti ishte paramenduar si udhëtim nëpër vendin e mahnitshëm Maqedoni, në të cilin para 1100 vjetësh ka ndërruar jetë Shën Naumi i Ohrit, para 200 vjetësh ka lindur babai i rilindjes maqedonase, siç e quajnë zakonisht, Dimitar Milladinovin, kurse para 100 vjetësh është lindur ,,mjeshtri i fjalës magjike, siç e quajmë ne me modesti, shkrimtari Sllavko Janevski.
Programi studimor i Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase i Fakultetit Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës për herë të tretë organizoi Mbrëmje të maqedonistikës, i cili manifestim ka karakter edukativ-argëtues, dhe realizohet në tërësi nga ana e studentëve të këtij programi studimor.
Si edhe viteve të tjera, edhe këtë vit, studentët me përkrahjen e mësimdhënësve të tyre, përgatitën program të pasur, me të cilin shënuan disa përvjetorë të rëndësishëm, por edhe janë nderuar personalitete me merita të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonase dhe të letërsisë së krijuar në këtë gjuhë.
Mbrëmja e maqedonsitikës e këtij viti ishte paramenduar si udhëtim nëpër vendin e mahnitshëm Maqedoni, në të cilin para 1100 vjetësh ka ndërruar jetë Shën Naumi i Ohrit, para 200 vjetësh ka lindur babai i rilindjes maqedonase, siç e quajnë zakonisht, Dimitar Milladinovin, kurse para 100 vjetësh është lindur ,,mjeshtri i fjalës magjike, siç e quajmë ne me modesti, shkrimtari Sllavko Janevski.
Por, Mbrëmja e maqedonsitikës, si manifestim që ngadalë shndërrohet në tradicional, ka padyshim edhe një dimension tjetër. Ajo paraqet mundësi që studentët në mënyrë të bukur ti prezantojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre, të shoqërohen mes vete dhe ti zhvillojnë shkathtësitë dhe talentin e tyre, ta afirmojnë vetveten, por edhe programin studimor të tyre dhe Universitetin, të cilit i takojnë.
Përfundimisht, pa modesti të rrejshme, mund të themi se çdo vit ecim përpara, synojmë që të bëhemi më të mirë dhe të tregojmë se pikërisht nga kjo vatër e diturisë dalin njerëz të rinj me dije dhe përgatitje të lartë profesionale.