E martë, 29.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dielën e kaluar, treni i Hekurudhave të Serbisë që po qarkullonte në vijën Beograd-Zveçan hyri 38 kilometra brenda territorit kosovar. Pa e ditur askush, as UNMIK’u, as EULEX, as Qeveria – si në bahçe të babës.
Si nė “bahēe tė babaės



Faton Raçi



Jo shumë kohë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ndërsa po mundohej që me çdo kusht ta zhvleftësonte arritjen më të madhe kosovare, Serbia në fillim të muajit mars mburrej publikisht se kishte arritur të shtinte në dorë vijën hekurudhore që shpije për në Kosovë, pasi punëtorët serbë të Hekurudhave të Kosovës kishin refuzuar të pranonin urdhra nga zyrtarët shqiptarë në Prishtinë.

Të mpirë nga ethet e pavarësisë, qeveritarët kosovarë, sikurse edhe ndaj të gjitha lëvizjeve tjera të Serbisë që synonin minimin e shtetësisë së Kosovës, si djegia e pikave kufitare ose rebelimi i policëve serbë, edhe këtë lëvizje e përjetuan si diçka që do të zgjidhej vetvetiu me kalimin e kohës. Tragjedia e vetme ishte se, me kalimin e kohës, me sa duket incidenti u harrua nga vetë ata, por jo edhe nga Serbia, e cila hekurudhën sërish e “pushtoi” në muajin shtator, kur e aktivizoi vijën hekurudhore Kralevë-Zveçan.

Megjithatë, askush s’përmendte gjë për këtë punë, të paktën deri në fundjavën e kaluar, kur mediat e shkruara serbe raportuan se Hekurudhat e Serbisë tashmë kanë marrë kontrollin e plotë të hekurudhës në veri të Kosovës, duke sugjeruar kështu se shteti serb nuk e ka harruar komunitetin serb, por as komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

“Me këtë aksion shteti i Serbisë konfirmoi se është i pranishëm në territorin e Kosovës dhe Metohisë dhe se nuk i harron banorët serbë dhe joshqiptarë që jetojnë atje”, i kishte deklaruar koordinatori i Nyjës Hekurudhore në Fushë Kosovë, Zoran Bogavac, gazetës ditore serbe “Politika’. Sipas tij, Serbia do të bëjë të gjitha për lehtësimin e jetës së njerëzve nëpër këto mjedise, ngase ekziston dëshira për nisjen e vijës hekurudhore deri në Fushë Kosovë.

“Megjithëse, natyrisht se nuk varen të gjitha vetëm nga ne”, sqaroi Bogavac për ditoren ‘Politika’, e cila gjithashtu njoftonte se treni do të vazhdojë të qarkullojë dy herë në ditë, pa asnjë kontroll doganor.



Reagimet ndaj “matjes së pulsit”

Lajmi në Kosovë fillimisht u njoftua nga gazeta kosovare ‘Koha Ditore’, e cila për këtë gjë kishte kuptuar nga ditorja serbe ‘Politika’, kështu që vetëm atëherë u rikuptua se sa poroz mbetet kufiri verior i vendit, i cili fundja ka kohë që më tepër i ngjanë ndonjë djathi zviceran sesa një vendkalimi të mirëfilltë kufitar.

Natyrisht, dhe si gjithnjë, vetëm pasi që veprimi ilegal i Serbisë tashmë ishte kryer pasuan reagimet e ashpra nga ana e strukturave politike në Kosovë, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, dhe kërkimi i fajtorëve eventual. Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Fatmir Limaj, aktivizimin ilegal të vijës hekurudhore Beograd-Zveçan (një qytezë kjo në veri të Kosovës e populluar me serbë), nga ana e Serbisë, e quajti një “akt të Beogradit që cenon sovranitetin e Kosovës”. Madje, sipas tij, aktet e tilla vetëm sa i dëmtojnë interesat e qytetarëve serbë, duke kërkuar njëkohësisht që Ministria e Brendshme e Kosovës të punojë ngushtë me misionin e Bashkimit Evropian për zbardhjen e plotë të rastit.

“Ne mbetemi në qëndrimin se kjo gjë paraqet një shkelje të sovranitetit të Kosovës. Kemi kërkuar ndalimin e trenave dhe të transporteve tjera, të cilat vijnë në Kosovë pa pëlqimin paraprak të Prishtinës”, theksoi ministri Limaj.

Ndryshe, lëvizja e fundit e Beogradit u gjykua edhe nga partitë opozitare, duke u cilësuar si edhe një përpjekje e Serbisë për shkeljen e sovranitetit të vendit.

“Kjo është ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës. Është një atakim direkt mbi shtetin e Kosovës”, u shpreh shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli.

Nënkryetari i sindikatave të Hekurudhave të Kosovës, Sabit Thaçi, ishte edhe më i ashpër, në fjalë.

“Ky është një okupim klasik, sepse, përveç që është okupuar hekurudha me të edhe po administrohet tashmë. Për neve kjo do të thotë marrje e territorit. Në asnjë shtet s’mund të administrohen 40 kilometra hekurudhë të kompanisë së një shteti tjetër. Ky është një precedent”, theksoi ai.

Natyrisht, serbët e Kosovës çështjen e shikonin ndryshe. Sipas tyre qeveria e Serbisë në fakt, vetëm sa po tregonte praktikisht se Kosova është e saj. Kështu, sekretari i shtetit në Ministrinë e Serbisë për ‘Kosovë dhe Metohi’, Oliver Ivanovic, u deklaroi mediave se para Serbisë nuk ka asnjë pengesë ligjore që do të mund t’ia ndalonte asaj qarkullimin e trenave për në Kosovë

“Serbia s’ka nevojë që të kërkojë leje nga askush për qarkullimin e trenave për në Kosovë”, u shpreh Ivanovic, ngase, sipas tij, “Kosova është pjesë e territorit të Serbisë”.

Ndërkaq, zëdhënësja e EULEX, Karin Limdal, deklaroi se zyrtarët e Serbisë nuk e kishin pyetur fare misionin evropian për

fillimin e trafikut hekurudhor, e rrjedhimisht, ata nuk kishin dërguar as ndonjë informacion për ardhjen e trenave serbë në territorin e Kosovës. Edhe zëdhënësi i UNMIK, Aleksander Ivanko, e mohoi që organizata e OKB të ketë ditur diçka për nisjen e trafikut hekurudhor në vijën Zveçan-Beograd.

“Beogradi nuk ka biseduar me UNMIK’un për këtë çështje. Na vjen keq për këtë gjë, por ne s’ishim të informuar se ky tren do të vinte deri në Kosovë. Nuk ekziston asnjë marrëveshje e cila do të lejonte hyrjen e lirë të trenave nga Serbia në Kosovë”, theksoi Ivanko të mërkurën, gjatë konferencës me gazetarë në Prishtinë. Ai sqaroi edhe atë se, qeveria e Beogradit asnjëherë as nuk kishte kërkuar leje nga UNMIK për hyrjen e të trenave nga Serbia në Kosovë, dhe as që ishte biseduar ndonjëherë për hyrjen e tyre.



Skenar dhe reagim i parë, por me prapavijë pak më ndryshe

Të gjitha, përfshirë këtu ngjarjen si të tillë, por edhe reagimet që e pasuan, të ngjajnë në një de-javu jo fort të largët. Rrëfimi ishte tjetër, por ideatori kryesor, protagonistët dhe reagimet ngjajnë së tepërmi. Edhe atëherë të gjithë aktorët politikë në Kosovë “flinin” dhe reagonin vetëm sa për sy e faqe, ndërkohë që pala tjetër me këmbëngulje e shtynte agjendën e saj përpara. Ishte kështu derisa vendimi për aprovimin e Planit 6-pikësh të Ban Ki-moon nuk u lexua në formë të prerë në Këshillin e Sigurimit. Ekziston vetëm nj dallim i vogël, kësaj here në iniciativën e fundit të Serbisë nuk janë të përfshirë faktorët ndërkombëtar.

Për më tepër, po të analizohen paksa më me kujdes deklaratat e mësipërme të zyrtarëve të cituar, vërehen të paktën dy qasje. Njëra, e shprehur nga ana e zyrtarëve të UNMIK, EULEX dhe institucioneve të Kosovës, që nuk premton ndalimin decidiv të qarkullimit të mëtejmë të trenave serbë në Kosovë. Dhe qasja e dytë, deklarata tejet e ashpër e nënkryetarit të sindikatave të Hekurudhave të Kosovës, por edhe dy prononcimet shumë të qarta të përfaqësuesve të Serbisë.

E, meqë nënkryetarin e sindikatave të hekurudhës s’e pyet kush gjë për qëndrim, e vetmja gjë që kuptohet qartë mbetet mosdënimi i Serbisë nga askush për asnjë gjë që ndërmerr (si në bahçe të babës) dhe agjenda e saj e shpalosur gjithnjë e më ashiqare: mos-heqja dorë nga synimet e saj të kamotshme karshi Kosovës.

Tribuna

Publikuar: 31.12.2008 | 14:38
Lexuar: 1639 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime