Në Konferencën e ardhshme shkencore gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje e kanë paralajmëruar rreth 80 ligjërues nga Universitetet turke, thekson prof. dr. Hamit Mehmeti, i cili më tej shton se bashkëpunimi në mes universiteteve tona, në të ardhmen do të shtrihet edhe në projekte të përbashkëta nga fusha e teknologjisë ushqimore dhe agronomia.
Universiteti Shtetëror i Tetovës, në partneritet me Universitetin Namik Kemal dhe Universitetin e Trakisë, në Tekirdag të Republikës së Turqisë, organizuan simpoziumin me temë: "FOODS FROM ADRIATIC TO CAUCASUS (Ushqimet e Adriatikut në Kaukaz), më 1517.04.2010. USHT-në, në këtë simpozium e prezantuan: prof. dr. Hamit Mehmeti, prof. dr. Hazir Pollozhani dhe mr. sc. Namik Durmishi.
Në simpoziumin shkencor të mbajtur në Tekirdag, profesorët e Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, të USHT-së, morën pjesë aktive edhe me disa punime shkencore.
Prof. dr. Hamit Memeti konfirmon se me profesorët e dy universiteteve pjesëmarrës në këtë simpozium kanë realizuar edhe një takim pune, ku i kanë diskutuar mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit, në përpjekje për ngritjen e cilësisë dhe të zhvillimit të bashkëpunimit mes universiteteve dhe të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar.
"Në kuadër të këtij takimi kemi biseduar edhe për mundësinë e punimit të temave të diplomës, me komisione të kombinuara, këmbimi i viziting-profesorëve, me qëndrim njëjavor dhe u pajtuam që simpoziumi i radhës të organizohet në USHT, më konkretisht në muajin maj të vitit 2011.
Në Konferencën e ardhshme shkencore gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje e kanë paralajmëruar rreth 80 ligjërues nga Universitetet turke, thekson prof. dr. Hamit Mehmeti, i cili më tej shton se bashkëpunimi në mes universiteteve tona, në të ardhmen do të shtrihet edhe në projekte të përbashkëta nga fusha e teknologjisë ushqimore dhe agronomia.
Rektori i Universitetit ,,Namik Kemal, Prof. dr. Nizamettin Şenkőylű, bashkë me stafin e tij, ka përgëzuar profesorët tanë për kontributin e dhënë në bashkë-organizimin e simpoziumit të lartpërmendur dhe premtoi se në të ardhmen do ta vizitojë USHT-në.
Gjatë vizitës në dy universitetet e Turqisë, mësimdhënësit e USHT-së i vizituan edhe disa laboratorë nga lëndët e teknologjisë ushqimore, si dhe i prezantuan punimet shkencore të tyre, disa mësimdhënës nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit me seli në Gostivar.
Ndërsa nga partneriteti në organizimin e këtij simpoziumi, në të ardhmen do ta thellojë më tepër bashkëpunimin në përmasa ndërkombëtare, ndërsa ky aktivitet shkencor do të shërbejë për afirmimin e mëtejshëm të Universitetit Shtetëror të Tetovës.