Republika e Maqedonisë, për herë të parë merr pjesë në një samit të këtillë që e organizon BE-ja, ndërsa Gruevski është ftuar nga kryeminstri spanjoll Hoze Luis Rodrigez Zapatero dhe nga kryetari i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj.
Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Madrid do të marrë pjesë në Samitin e gjashtë të shefave të shteteve ose të qeverive të Bashkimit Evropian dhe Amerikës Latine dhe Karaibet.
Republika e Maqedonisë, për herë të parë merr pjesë në një samit të këtillë që e organizon BE-ja, ndërsa Gruevski është ftuar nga kryeminstri spanjoll Hoze Luis Rodrigez Zapatero dhe nga kryetari i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj.
Shefi i Qeverisë së Maqedonisë mbrëmë ishte edhe në darkën që për delegacionet e Samitit e organizoi familja mbretërore e Spanjës, ndërsa në të cilën ishin të pranishëm presidentë të shteteve dhe të qeverive.
Gruevski sot do të marrë pjesë edhe në drekën e punës, të cilën për shefat e qeverive të Maqedonisë, Kroacisë dhe Turqisë, vendet me status të kandidatit për anëtarësim në Union, e organizon Marija Tereza Fernandez de la Vega, nënkryetare e parë e Qeverisë spanjolle. Temë e bisedave do të jetë perspektiva evropiane e tri vendeve.
Mbretëria e Spanjës kryeson me Bashkimin Evropian deri më 1 korrik kur presidencën do t'ia dorëzojë Belgjikës.
Samiti i gjashtë i BE-së dhe Amerikës Latine i kushtohet kontributit të inovacioneve dhe teknologjiës në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inkuadrimin social.
Në çdo dy vjet BE-ja dhe vendet nga Amerika Latine dhe Karaibet mbajnë samite birajonale, kushtuar çështjeve politike, ekonomike, arsimore, shkencore, teknologjike, kulturore dhe sociale.
Vendet nga Amerika Latine, të grupuara ose veçmas, janë të lidhura me Unionin përmes marrëveshjeve për asociacion, bashkëpunim ose tregti. Bashkimi Evropian është partneri i dytë më i rëndësishëm i Amerikës Latine, burimi i saj kryesor i investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe donator kryesor i ndihmës për zhvillim të rajonit./mia/