Në dy plaçkitjet në Bankën komercialë në Kisella Vodë, njëri në prill të këtij viti, ndërsa tjetri më 17 gusht të vitit 2009, ka vjedhur gjithsej një milion e shtatë qind mijë denarë. Vjedhjet i ka kryer pasi që është kthyer nga puna me pistoletë zyrtare.
- Policia e arrestoi Goce Smilevskin (29), kapiten në ARM, për shkak të krijimit të dyshimit se është kryerës i dy plaçkitjeve në Bankën komercialë në Kisella Vodë të Shkupit.
Smilevski, pilot ushtarak në ARM, sot është nxjerrë para gjykatësit hetues.
Në dy plaçkitjet në Bankën komercialë në Kisella Vodë, njëri në prill të këtij viti, ndërsa tjetri më 17 gusht të vitit 2009, ka vjedhur gjithsej një milion e shtatë qind mijë denarë. Vjedhjet i ka kryer pasi që është kthyer nga puna me pistoletë zyrtare.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, i dyshuari i ka pranuar veprat, mbrëmë kur ka qenë në hetuesi në polici, së bashku me policinë ushtarake.
Një pjesë të parave i ka shpenzuar për të paguar këste për automjetin dhe për kthimin e borxheve në bastore, ndërsa një pjesë ka kthyer në SHM e ARM-së, ku ka marrë avance për udhëtim në vendet e huaja.
Sipas informacioneve të MPB-së, Smilevski deri më tani nuk ka pasur dosje policore, nuk është denoncuar as nuk ka qenë i implikuar në ndonjë vepër penale.