Qëndrimi parimor dhe konsekuent i BDI-së për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si alternativë e vetme për perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë, vlerësohet lartë nga Brukseli zyrtar dhe paraqesin garanci të fuqishme për kapërcimin e situatës momentale, në të cilën janë proceset eurointegruese.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u takua me delegacionin e lartë të Këshillit të BE-së
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot realizoi takim pune me një delegacion të lartë të Këshillit të BE-së, në përbërje të Xhonas Xhonson, Shef i Seksionit për Ballkanin Perëndimor, Terkel Petersen nga Drejtoria e përgjithshme për Ballkanin Perëndimor, Evropën lindore dhe Azinë Qendrore dhe përfaqësuesve nga zyra e ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere.
Në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, bashkëbiseduesit trajtuan të gjitha aspektet e zhvillimeve më të fundit në vend, që nga aspekti i sigurisë e deri te proceset eurointegruese.
Mysafirët e lartë nga Brukseli vlerësuan lartë rolin e BDI-së në menaxhimin e proceve të rëndësishme dhe delikate që po kalon Maqedonia. Qëndrimi parimor dhe konsekuent i BDI-së për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si alternativë e vetme për perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë, vlerësohet lartë nga Brukseli zyrtar dhe paraqesin garanci të fuqishme për kapërcimin e situatës momentale, në të cilën janë proceset eurointegruese.
Konstatim i përbashkët është se zgjidhja e çështjes së emrit kërkon qasje të guximshme dhe angazhim serioz për të përmbushur përcaktimin plebishitar të të gjithë qytetarëve për perspektivën evropiane të vendit, si dhe kërkohet angazhim më i madh në kultivimin e raporteve të mira ndëretnike.