E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hapja zyrtare do të bëhet më 8 qershor, ndërsa gjatë zgjatjes së konferencës është planifikuar të mbahen më shumë panel diskutime me temë siç janë përmbajtjet elektronike, treningjet, implementimi teknik, etj.
Nė qershor konferenca e liderėve pėr TIK nė arsim












Maqedonia prej 7 deri më 9 qershor do të jetë nikoqire e konferencës së parë të liderëve për teknologji informatike-telekomunikuese në arsim.

Konferenca do të mbahet në Ohër, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa nën patronazhin e Intel koorporatës. Qëllimi primar i konferencës është të këmbehen përvojat dhe praktikat më të mira të zbatimit të TIK në arsim, ndërsa një prej fokuseve kryesore do të jetë prezantimi i zhvillimit, të cilin Maqedonia e ka bërë në procesin e zhvillimit të shoqërisë informatike.

Hapja zyrtare do të bëhet më 8 qershor, ndërsa gjatë zgjatjes së konferencës është planifikuar të mbahen më shumë panel diskutime me temë siç janë përmbajtjet elektronike, treningjet, implementimi teknik, etj.

Në konferencë është paralajmruar edhe fjalim i nënkryetarit të Intelit, Xhon Dejvis, ndërsa janë ftuar edhe ministrat e shoqërisë informatike dhe për arsim nga Ballkani, si dhe ministrat e vendeve të Evropës Lindore.

Sipas ministrit të shoqërisë informatike, Ivo Ivanovski, mbajtja e një konferencë të këtillë në Republikën e Maqedonisë është me rëndësi të mirë për gjithë shtetin.

"Përmes kësaj konference, do t'u jepet mundësia shumë personaliteteve të rëndësishëm dhe me ndikim, që drejtpërsëdrejti t'u prezantohen projektet të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i realizoi, mundësitë që Maqedonia ofron si dhe reformat në shtet të cilat zbatohen", tha Ivanovski në konferencën e sotme për shtyp.

Në raportin, i cili javën e kaluar u publikua për proporcionalitetin nxënës-kompjuter, Maqedonia në raport me 1,4:1 është lider në rajon. Për dallim nga vendet e rajonit, në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni ka qasje deri tek interenti me qasje të gjerë, ndërsa së bashku me Malin e Zi janë shtetet e vetme ku ekzistojnë TIK përmbajte arsimore të obligueshme në të gjitha nivelet arsimore. Lider në raportin nxënës-kompjuter është Suedia me korelacion 3:1.

Intel koorporata deri ma tani ka organizuar konferenca të ngjashme në vende të ndryshme të botës.

Publikuar: 18.05.2010 | 20:27
Lexuar: 617 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime