E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dekani i Fakultetit filozofik të USHT-së, Doc.dr. Fehari Ramadani me rastin e kësaj ceremonie solemne tha se Projekti në fjalë përfshinte trajnimin disaditor të studentëve në Ohër, si dhe punë praktike gjatë tërë semestrit veror
Mėsuesit pregatiten pėr sfidat e reja











Pas përfundimit të suksesshëm të projektit disamujor "Përforcimi i kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm dhe profesionistë të tjerë që punojnë me fëmijë në një shoqëri multietnike", i cili u organizua nga ana e OSBE-së, në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të USHT-së, në mënyrë solemne në amfiteatrin e USHT-së, studentëve pjesëmarës në këtë projekt u ndanë certifikatat për suksesin e arritur gjatë këtij projekti.

Dekani i Fakultetit filozofik të USHT-së, Doc.dr. Fehari Ramadani me rastin e kësaj ceremonie solemne tha se Projekti në fjalë përfshinte trajnimin disaditor të studentëve në Ohër, si dhe punë praktike gjatë tërë semestrit veror.

"Kështu u mundësuam studentëve tanë që ta realizojnë pjesën praktike të mësimit, që është një komponentë mjaft e rëndësishme e studimeve dhe pjesë e kurikulës. Duke iu falënderuar OSBE-në, studentët tanë kishin mundësi që ta realizojnë praktikën në një mënyrë ndryshe nga deri më tani, kuptohet dhe në mënyrë më efikase.
Përfaqësuesi i OSBE-së, Johann Schustereder

Puna individuale me nxënës nga nacionalitete të ndryshme, të cilët kishin vështirësi në procesin mësimor, ndër të tjerat u mundëson këtyre studentëve edhe përvojë të re për ballafaqim me realitetin multi-etnik të shoqërisë tonë.

Studentët e programit studimor pedagogji, të cilët e përfunduan këtë trajnim do të jenë të përgatitur për tejkalimin e barrierave në mjediset multietnike, ku neser do ta realizojnë profesionin e tyre", theksoi Ramadani.

Përfaqësuesi i OSBE-së, Johann Schustereder tha se qëllimi kryesor i këtij projekti ishte puna praktike e studentëve të pedagogjisë, të cilët në të ardhmen do të punojnë në profesionin e mësuesisë dhe sa më të përgatitur t"i presin sfidat e jetës.

Në fund të ceremonisë, në mënyrë solemne, 46-të studentëve pjesëmarrës në këtë projekt, iu ndanë certifikatat nga ana e OSBE-së dhe USHT-së, për përfundimin e suksesshëm të projektit "Përforcimi i kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm dhe profesionistë të tjerë që punojnë me fëmijë në një shoqëri multietnike".
Mësuesit pregatiten për sfidat e reja
Mësuesit pregatiten për sfidat e reja

Publikuar: 18.05.2010 | 07:52
Lexuar: 732 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime