E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Josip Broz Tito kalon në histori. Shkolla fillore nga fshati i Strugës-Llabunishtë në të ardhmen do të mbajë emrin e Murat Llabunishtës, publicist, gazetar, filozof, sociolog, dhe politikan, po nga i njëjti fshat.
Llabinishta ndėrron emrin e shkollės sė fshatit

Banorët thonë se iu është plotësuar ëndrra, për ndërrimin e emrit të shkollës, ku momentalisht mësojnë 1200 nxënës, një pjesë e tyre mësimin ndjekin edhe në gjuhën shqipe.

“Murati, ishte një intelektual i nivelit të lartë, simpatizues i arsimit, një herë edhe demokrat i madh dhe patriot i shquar. Murati, gjithashtu ishte me arsim dhe kulturë evropiane, e donte gjuhën dhe kulturën e vet”, thotë kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko,
“Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj familjeje dhe që kam prejardhjen nga Llabunishta, nga ky vend i mrekullueshëm”, tha nipi i Murat Labunishtës, Arben Llabunishta.

Në ceremoninë, e mbajtur në vendlindjen e Muratit ishte prezent edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe politikanë tjerë, intelektualë dhe mirënjohësit e veprës së Muratit.

Murat Labunishta, shkollën e lartë e kreu në universitetin prestigjioz Sorbonë, dega sociologji dhe filozofi. Në tetor të vitit 1943 përfshihet në jetën politike të rrethinës së Strugës dhe është angazhuar kundër pastrimit etnik. Është vrarë në vitin 1946 në fshatin e quajtur Ginovec, në Peshkopi të Shqipërisë dhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri.

Publikuar: 02.01.2009 | 19:53
Lexuar: 1087 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime