E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe Shtatmadhoria (SHM) e ARM-së e dënuan shumë ashpër aktin e veprës së kryer, me të cilën i është shkaktuar dëm i madh imazhit të të dy institucioneve. Në bazë të të dhënave të cilat i posedojnë, shërbimet profesionale të MM-së dhe SHM të ARM-së bashkëpunojnë maksimalisht me organet hetuese në ndriçimin e këtij rasti.
Kapiteni i ARM-sė Goran Smilevski, pranon hajdutllėkun e bankave











Policia sot me padi penale deri tek Prokuroria kompetente themelore publike-Shkup e dorëzoi Goce Smilevskin (29) nga Shkupi, i dyshimtë se më 17.08.2009 dhe 08.04.2010 ka kryer dy vepra kriminale "plaçkitje" në SHA "Banka komerciale" në lagjen Kisella Vodë, me ç'rast ka përfituar pronë të përgjithshme jashtëligjore në vlerë prej 1.705.641 denarëve.

I dyshimti, në prani të Policisë ushtarake të ARM-së,e pranoi dhe e sqaroi mënyrën e kryerjes së veprave penale. Smilevski deri më tani nuk kalon në krim-evidencën e SPB-Shkup.

Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe Shtatmadhoria (SHM) e ARM-së e dënuan shumë ashpër aktin e veprës së kryer, me të cilën i është shkaktuar dëm i madh imazhit të të dy institucioneve. Në bazë të të dhënave të cilat i posedojnë, shërbimet profesionale të MM-së dhe SHM të ARM-së bashkëpunojnë maksimalisht me organet hetuese në ndriçimin e këtij rasti.

MM dhe SHM e ARM-së potencojnë se si edhe deri më tani, do të vazhdojnë të japin mbështetje të plotë në luftën kundër krimit në Republikën e Maqedonisë.

MPB-ja në kumtesë sot sqaroi se më datën 08.04.2010, rreth orës 17, në rrugën "Sava Kovaçeviq" në përdhesën e ndërtesës nr.1 Shkup, Smilevski ka kryer plaçkitje në ekspoziturën "Çeshma" pronësi e SHA "Banka Komerciale", ku me përdorimin e pistoletës dhe me kërcënim për jetë ndaj të punësuarve, ka marrë rreth 205.641 denarë.

I dyshuari plaçkitjen e ka kryer në atë mënyrë që së pari nga kazerma "Strasho Pinxhur" e locuar në fshatin Petrovec, ku i njëjti është i punësuar si person ushtarak me gradë kapiteni, pa pëlqimin dhe pa njohurinë e eprorëve të tij më të lartë e ka marrë pistoletën e tij zyrtare "Cërvena Zastava" M-57, të kalibrit 7,62 mm. Nga MPB-ja sqarojnë se më datën 08.04.2010, rreth orës 16, me automjetin e tij "Kia" me targa të Shkupit është nisur në drejtim të bankës, e ka parkuar atë në afërsi dhe pas një observimi të shkurtë të së njëjtës, me pistoletë ka hyrë brenda. Të punësuarve u ka dhënë qese dhe u ka urdhëruar ta mbushin atë me para, e pasi që e ka marrë qesen me para është larguar nga banka. Një pjesë të parave të vjedhura, më saktë 13.000 denarë, i ka paguar si këst për automjetin e tij të cilin e ka marrë me lizing, 30.000 denarë i ka paguar në kartelën nga SHA "Stopanska banka" Shkup, ndërksa ka këmbyer rreth 750 euro të cilat ia ka dhënë nënës së tij, si borxh ndaj huasë së marrë paraprakisht. Pjesën tjetër të parave i ka shpenzuar në bastore sportive.

Më datën 17.08.2009, rreth orës 14:20 minuta, në të njëjtën ekspoziturë, gjithashtu me përdorimin e pistoletës dhe kërcënimit për jetë ndaj të punësuarve, i dyshimti ka marrë rreth 1.500.000 denarë. Rreth orës 13 e ka marrë pistoletën nga shtëpia e tij, së bashku me një maskë (fantome) dhe një palë dorëza dhe me automobilin e tij është nisur drejt rrugës "Sava Kovaçeviq". Automjetin e ka parkuar në afërsi të bankës dhe pas qëndrimit dhe observimit të shkurtë, ka hyrë brenda, ku me kërcënim për të punësuarit, ka marrë para, pas çka është larguar nga banka. Më vonë një pjesë të parave të vjedhura i ka këmbyer në euro në njërën nga këmbimoret, pas çka është nisur në drejtim të SHM të ARM-së, ku ka paguar 5.891.50 euro, para të cilat paraprakisht i ka marrë si avanc për udhëtim zyrtar jashtë vendit. Smilevski i ka dhënë N.T. (45) 76.000 denarë për borxh të marrë më përpara, ndërsa atë mbrëmje, së bashku me gruan e tij është nisur për në pushim. Pas kthimit më 04.09.2009 personit S.V nga Radovishi, për borxh të mëparshëm i ka paguar 178.757.00 denarë. Pjesën tjetër të parave të vjedhura i ka shpenzuar në bastore sportive.

Publikuar: 18.05.2010 | 21:00
Lexuar: 587 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime