E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në po të njëjtën mbledhje, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala informoi kabinetin qeveritar mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Prizreni me Universitet, qeveria ndanė 2 milion euro









Qeveria e Kosovës vecon 2 milionë euro nga buxheti, për vënien në funksion të Universitetit të Prizrenit, i cili pritet të fillojë punën në tetor të këtij viti.

Sipas Planit Zhvillimor për Universitetin e Prizrenit, me kërkesë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, është aprovuar plani për shpenzim nga buxheti i viti 2010. Vendiimi u mor në mbledhjen e radhës së qeverisë.

Në po të njëjtën mbledhje, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala informoi kabinetin qeveritar mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas ministrit Shala, Kosova është në prag të anëtarësimit në këtë bankë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Kosovës i duhet të sigurojë edhe një votë për të qenë pjesë e këtij mekanizmi të rëndësishëm financiar.

Nga ana tjetër, në mbledhje qeveria miratoi Projektligjin për themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave si dhe projektligjin për Prokurorinë e Shtetit. Ndërkohë, kryeministri Thaçi e ka vlerësuar javën e kaluar si javë të vendimeve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përmendur dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe zhvillimet në procesin e privatizimit dhe përfshirjes së kapitalit privat në sektorët e ndryshëm të PTK-së dhe KEK-ut. /t.ch/

Publikuar: 19.05.2010 | 00:34
Lexuar: 682 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime