E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në anën tjetër shqiptarët e mi të mjerë, jo të gjithë, e besojnë se Alsat-M është medium shqiptarë dhe mbron interesat e tyre, dhe në këtë mënyrë frizurat realizojnë qëllimin, misionin që kan marrë. Shpërlajnë trurin shqiptarëve dhe ua rrisin a mbajn të ngritur VMRO-së rejtingun.
Nga kaluan dhe nga kalojnë duart e pastra te frizurës dhe frizurave?!












Veton Ibrahimi:

Nga Alsati-M na “majçin jazik” apo nga Mersel Bilalli me Kompaninë e dështakëve.

Frizura e Alsat-M me pobratimin binjak tashmë të tij, frizurën tjetër buzë liqenit, janë bërë tashmë njësh në misionin e tyre. Satanizmin e PDSH-së dhe liderit të saj Mendu Thaçi dhe në ngritjen permanente apo ruajtjen e rejtingut te VMRO-së tek maqedonët. Sepse ata, pra maqedonët, Alsat-M e përjetojnë si medium shqiptarë dhe sa më shumë shahen apo kritikohen VMRO-ja nga Alsat-M dhe frizurat, aq me shumë i shërbejnë atyre, krijimit të besimit maqedon tek VMRO-ja si parti që nuk leshoka pe para shqiptarëve.

Në anën tjetër shqiptarët e mi të mjerë, jo të gjithë, e besojnë se Alsat-M është medium shqiptarë dhe mbron interesat e tyre, dhe në këtë mënyrë frizurat realizojnë qëllimin, misionin që kan marrë. Shpërlajnë trurin shqiptarëve dhe ua rrisin a mbajn të ngritur VMRO-së rejtingun.

Frizura buzë liqenit, paska deklaruar se duhet ndryshuar kushteta.

Dakord.

Kur e kuptoj Frizura se duhet ndryshuar kushteta? Me cilën kushtetutë u zgjodh deputet Frizura dhe me cilën u zgjodh kryetar Komune?! Apo ç’rëndësi ka ajo tashmë, rëndësi ka misioni. Duhet thënë diçka e “madhe” duhet vazhduar me shpërlarjen e trurit, duhet arsyetuar misioni i marre.

Na paska thënë se paska edhe një strategji mediatike.

Për cilën strategji mediatike po flet Frizura buzë liqenit? Për Alsat-M të cilën deri dje e quante televizion i UDB-së ndërsa sot është bërë pothuajse pjesë e pandasheme e inventarit të tij, dhe dirigjohet në cdo hap nga pobratimi Frizuara 2 ne Alasat M- na majcin jazik?!

Këto dy frizurat gjoja gjithë kohën fajsojnë VMRO per ghithcka. Dhe këtë nuk e bëjnë jo se ashtu mendojnë, por sepse ashtu ia rrisin rejtingun VMRO-së tek Maqedonët, dhe satanizojnë PDSH-në dhe liderin tashmë të rikonfirmuar të saj, tek shqiptarët. Pra me një gurë mundohen të rrezojnë disa arra.

Fundja ky është edhe misioni i tyre, për këtë edhe marrim para te majme nga VMRO-ja. Përndryshe do te përfundonin si puna e Telvizonit A1.

E frizurën e Alsat-M nuk do ta shihnim më në ekran, por do qanin hallet në qelitë e burgut bashke me pronarin e televizionit A1.
Në Kumanovë frizura na paska thënë se nuk kontrolloheshka nga shërbimet sekrete.

Mos e pyet se tregon vetë.

Po kush tha se kontrolloheni, pse ndjeni kaq shumë nevoj të arsyetoheni, apo sepse ju e dini te vërtetën.

Tashmë ju ka mbetur vetem edhe një gjë, tu dalin në shesh edhe takimet e fshehta me shërbimet sekrete, qoftë nga mbrenda por edhe nga jashtë, nga fqinjesia. Edhe disa nga ata sillen njësoj si ju, sepse ashtu ju komandojnë. Dhe kjo nuk bëhët për asnjë interes kombëtar, por për interesa bisnesesh. Dhe sigurisht ju frizurat, jo që jeni në shërbim të tyre, por thjesht kontrolloheni dhe dirigjoheni nga ta. Shumë shpejt edhe kjo gjë do të del sheshit.

Do ta deshmon koha jo shumë e largët.

Publikuar: 20.10.2014 | 23:24
Lexuar: 858 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime