E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai ka thënë se nuk duhet "marrë afër zemrës flamuri që fluturoi me dron". Sipas Matoshit, ai është një karikaturë e bërë nga një gjeni i vogël. Matoshi thotë se ai nuk është flamur as i Kosovës as i Shqipërisë.
Nacionalizmi nuk po i shkon hiç për fytyre Shqipërisë


Analisti Halil Matoshi, thotë se janë qesharake reagimet e fundit dhe gjithë situata e krijuar për një lojë futbolli.

Halil Matoshi thotë se "nënat tona shahen edhe kur luajnë Trepça dhe Prishtina", duke thënë se sharjet nëpër stadiume nuk janë incidente.

Ai ka thënë se nuk duhet "marrë afër zemrës flamuri që fluturoi me dron". Sipas Matoshit, ai është një karikaturë e bërë nga një gjeni i vogël. Matoshi thotë se ai nuk është flamur as i Kosovës as i Shqipërisë.

"Flamuri është një karikaturë i bërë nga një gjeni i vogël", ka thënë Matoshi.

Analisti Halil Matoshi, thotë se janë qesharake reagimet e fundit dhe gjithë situata e krijuar për një lojë futbolli.

Sipas Matoshit, ky nacionalizëm i shfaqur së fundi, nuk i shkon një vendi të pavarur siç është Shqipëria.

"Ekzistojnë dy Shqipëri dhe dy Kosova. Është Shqipëria zyrtare dhe Kosova zyrtare. Nuk guxojmë që të themi se kjo është shtylla e Shqipërisë, shtylla e Serbisë, shtylla e Kosovës. Mendoj se nacionalizmi në media ka shpërthy një eufori nacionaliste dhe që nuk i shkon hiç për fytyre një Shqipërie të pavarur që është 100 vite shtet".

"Mendoj se topi edhe futbolli kanë mu maru shpejt, mbahen ato procedurat edhe dikush i fiton tre pikë", ka thënë Matoshi.

Publikuar: 21.10.2014 | 08:31
Lexuar: 1573 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime