Paga minimale në Shqipëri në vitin 1995 arrinte 3.400 lekë (1.700 denarë), në vitin 2003, 10.060 lekë (5.030 denarë), ndërsa në vitin 2008, 17.100 lekë (8.550 denarë).
Ministria shqiptare e Financave propozon rritje të vlerës së pagës minimale në Shqipëri nga të tashmet 18.000 lekë (9.050 denarë) në 25.000 lekë (12.500 denarë).
Propozimi i Ministrisë has në kritika të ashpra nga ana e punëdhënësve, të cilët konfirmojnë se me masën e këtillë "do të zmadhoheshin shumë taksat për kontribute".
Punëdhënësit propozojnë që paga minimale të zmadhohet vetëm për 1.000 lekë (500 denarë), përkatësisht të arrijë deri në 19.000 lekë (9.500 denarë).
Ekspertët megjithatë konsiderojnë se zgjidhja kompromise do të ishte minimalja prej 21.000 lekëve (10.000 denarë).
Vendimin përfundimtar duhet ta sjellë Qeveria shqiptare, e cila, sipas traditës, pagën minimale e rrit çdo vit në muajin maj.
Paga minimale në Shqipëri në vitin 1995 arrinte 3.400 lekë (1.700 denarë), në vitin 2003, 10.060 lekë (5.030 denarë), ndërsa në vitin 2008, 17.100 lekë (8.550 denarë).