E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri më tani në këtë vit 188 persona me pasaportë të Maqedonisë kanë kërkuar azil në Suedi. Sipas të dhënave të Entit suedez të migrimit bëhet fjalë për rritje evidente të numrit të personave nga Maqedonia, të cilët kërkojnë azil në këtë vend nordik.
Rritet numri i shtetasėve nga Maqedonia qė kėrkojnė azil nė Suedi












Deri më tani në këtë vit 188 persona me pasaportë të Maqedonisë kanë kërkuar azil në Suedi. Sipas të dhënave të Entit suedez të migrimit bëhet fjalë për rritje evidente të numrit të personave nga Maqedonia, të cilët kërkojnë azil në këtë vend nordik.

Gjatë gjithë vitit 2009 gjithsej 86 shtetas të Maqedonisë kanë parashtruar kërkesë që t'u miratohet statusi i azilantit në Suedi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Geteborgu.

Trendi i rritjes rapide të azilantëve me pasaportë të Maqedonisë, i cili pak a shumë ishte i pritur pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me vendet-anëtare të BE-së nga 1 janari, rezultoi me më shumë se dyfish rritje të kërkesave të azilantëve në Suedi, të cilat i parashtrojnë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Paradokohe enti suedez i migrimit për herë të dytë këtë vit i korrigjoi parashikmet për numrin e personave nga vende të ndryshme që pritet këtë vit të kërkojnë azil në Suedi.

Rritja e pritur më shumë ka të bëjë me rritjen e numrit të personave nga Kosova dhe nga Serbia që kërkojnë azil në Suedi. Ndryshe, 468 shtetas të Kosovës dhe 1778 shtetas të Serbisë këtë vit kanë kërkuar azil në Suedi. /mia/

Publikuar: 19.05.2010 | 18:17
Lexuar: 623 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime