Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje për bashkëpunim akademik bëhet me qëllim të përfitimeve të përbashkëta që mund të rrjedhin nga një program, i cili u qaset problemeve dhe çështjeve me interes të ndërsjellë.
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Agron dhe Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, prof. dr. Hüner Sencan, më 18 maj 2010 nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje për bashkëpunim akademik bëhet me qëllim të përfitimeve të përbashkëta që mund të rrjedhin nga një program, i cili u qaset problemeve dhe çështjeve me interes të ndërsjellë.
Po ashtu, bashkëpunimi në mes dy universiteteve përfshin arsimin e lartë, në fushat e përbashkëta, por Marrëveshja në të ardhmen mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera të përbashkëta, si hulumtim dhe zhvillim, shkëmbime kulturore dhe bashkëpunim në sferën e biznesit.
Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, thotë se Marrëveshja që sot nënshkruam me Rektorin e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, prof. dr. Hüner Sencan, i afron më shumë institucionet tona dhe parashikon promovimin e arsimit të lartë, shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe instruktorëve të gjuhës, shkëmbimin e informacioneve, librave dhe dokumenteve, organizimin e konferencave të përbashkëta, simpoziumeve, kurseve dhe seminareve.
Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga prof. dr. Ismail Ahmedi, Prorektor për Arsim, doc. dr. Bashkim Ziberi, Këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me jashtë dhe z. Shefik Shehu, Përgjegjës i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, në kuadër të vizitës në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit, përpos nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim realizuan edhe një takim të përbashkët pune.
Rektori, prof. dr. Agron Reka, drejtuesit e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit i njoftoi me historikun e Universitetit, numrin e studentëve që i ndjekin studimet deridipomlike dhe pasdiplomike, procesin mësimor e shkencor, si dhe përgatitjet e stafit akademik për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin e ardhshëm akademik 2010/2011.