E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Rëndësia e këtij Libri të adresave është më e madhe sepse të gjithë e shfrytëzojnë në mënyrë që të mund të gjejnë numra telefoni dhe të dhëna për secilën komunë", tha Perishiq dhe shtoi se përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe të huaja janë interesuar për librin e ri të adresave.
U promovua botimi i tretė i Librit tė adresave tė komunave nė Maqedoni











Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar - QMBN dhe bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë - BNJVL sot e promovuan Librin e ri të adresave të komunave në vend.

Dushica Perishiq, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së tha se ky është botimi i tretë i Librit të adresave. Botimi i parë i Librit është bërë në vitin 2002, ndërsa i dyti në vitin 2006.

"Rëndësia e këtij Libri të adresave është më e madhe sepse të gjithë e shfrytëzojnë në mënyrë që të mund të gjejnë numra telefoni dhe të dhëna për secilën komunë", tha Perishiq dhe shtoi se përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe të huaja janë interesuar për librin e ri të adresave.

Ajo shtoi se Libri i adresave rregullisht vendoset në ueb-faqen e BNJVL-së dhe se këtë vit për herë të parë ai është vetëm në formë elektronike.

Libri i adresave përmban biografi të shkurtëra të kryetarëve të komunave, numra telefoni, e-mail adresa dhe fakse të komunave, dhe të dhëna për selitë e tyre. Ka të dhëna për anëtarët e Këshillit, institucioneve në komunë, si dhe për shkollat, institucionet kulturore, çerdhet, shtëpitë e pleqve, ka të dhëna prë sektorët dhe repartet në komuna dhe informata për buxhetet", tha perishiq.

Aleksandar Kërzhallovski, drejtor ekzekutiv i QMBN-së tha se Libri i adresave është i kompletuar dhe se në të janë përfshirë të gjitha komunat, me të gjitha të dhënat e nevojshme.

Nga Libri i adresave, siç tha, kryetarët e komunave mund të mësojnë nga njëri tjetri dhe të këmbejnë përvoja.

Botimi i tretë i Librit të adresave është në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, e së shpejti do të vendoset në ueb-faqet e BNJVL-së dhe QMBN-së.

Publikuar: 19.05.2010 | 06:09
Lexuar: 664 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime