E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas dëshmitarëve okular, pjesëmarrësit në demostrata, të pakënaqur nga vendimi i liderëve të tyre që t'i ndërpresin protestat, filluan që t'i thejnë vitrinat e dyqaneve të shtrenjta në rajon, në të cilin gjendej kampi i "këmishave të kuqe".
Nė Bangkok ėshtė djegur ndėrtesa e Kanalit televiziv 3










Demonstruesit antiqeveritar sot e kanë djegur ndërtesën e Kanalit televiziv 3 tajlandez në Bangkok.

Në ndërtesën e djegur kanë mbetur 100 persona. Në vendin e incidentit është dërguar një helikopter për t'i evakuar njerëzit e bllokuar.

Është vendosur zjarr edhe në katin e parë të bursës, ndërsa nga zjarri është kapluar edhe qendra më e madhe tregtare në kryeqytetin tajlandez "Emporium".

Në pjesën më të madhe të qytetit në ndërprerje është furnizimi me energji elektrike.

Sipas dëshmitarëve okular, pjesëmarrësit në demostrata, të pakënaqur nga vendimi i liderëve të tyre që t'i ndërpresin protestat, filluan që t'i thejnë vitrinat e dyqaneve të shtrenjta në rajon, në të cilin gjendej kampi i "këmishave të kuqe".

Trazirat i përfshin edhe zonat tjera të qytetit. Tym i dendur ngritet në shumë vende në Bangkok, ku demonstrantët vazhdojnë të djegin goma automobilash.

Publikuar: 19.05.2010 | 19:43
Lexuar: 297 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime