E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Grupi i vallëzimit "Sense Dance" me 5 qershor paralajmeron mega spektakël në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me mysafir special këngëtaren Tuna Sejdiu.
Sense Dance, paralajmeron spektakel ne Tetove














Koreografi i grupit

Jelmaz Dervishi eshte i lindur ne 29.06.1985 ne Tetove. Qe ne moshe te vogel u verejt interesi dhe talenti i tij per vallzim dhe vazhdoi me sukses qe ta kultivoj kete art.Tani me vjen me nje rrisi, ku hap shkollen e pare te vallzimit ne Tetove "Sense Dance".

Dens grupi Sens, i cili është një grup joformal i valltarëve dhe artistëve është i formuar në vitin 2003 nga koreografi Jelmaz Dervishi. Nga vet fillimi i saj e deri më tani, ka ndëruar disa emra,ku sot ajo u riformua në një grup të rri dhe me një emër të rri.
Ideja rrjedh dhe ishte një inicijativ e ndërmarur në nder të një nga projekteve te organizatës joqeveritare “Loja” në Tetovë, ku pas një kohe tregoi një interes të madh dhe ovacjone tek publiku i rri.

Një nga themeluesit e athershëm te dens tatrit, gjithashtu edhe kordinator i grupit “Youth Wave” ishte Jelmazi dhe dy vjet në mënyrë të suksesshme e paraqiti këtë grup duke i promovuar arritjet e tyre si nga aspekti artistik, gjithashtu edhe nga ai social.

Brenda këtyre dy viteve, koordinatori i përkryente aftësit e veta koreografike duke marrur pjes nëpër seminare të shumta për dens teatër në Kosovë ku ka qenë edhe i shpërblyer me një numër çertifikatash për punë si trajner për dans teater social.
Ne kohën gjatë eksperiencës dy vjeçare “Youth Wave” kishte shfaqe të shumta në Tetovë, Shkup, Kosovë dhe Shqipëri.

Një nga sukseset më të mëdhaja ishtë koncerti i madh i grupit në Tetovë, ku u paraqitën të gjitha pikat e punuara me tema të ndryshme.
Pas suksesit të treguar me grupin e lartpërmendur,pas një viti më vonë hapet grup i rri i dans teatrit,përsëri nga ana e Jelmaz Dervishit në bashkpunim me organizatën joqeveritare “Loja” për fëmijët deri në moshën 14 vjeçare në fshatin Tearc, nën emrin “Multi Angels”.

Kjo grup gjithashtu i përmbushi arritjet e veta dhe pas një viti funksjonim u paraqit me një koncert të madh ku u promovuan pikat e vallzimit me tema të ndryshme. Në te njejtën kohë krahas eksperiencës me dans teatrin, nga fillimi i vitit 2003 u formua një grup joformal i valltarëve të cilët ushtronin vallzim modern komercial, gjithashtu e themeluar nga ana e Jelmaz Dervishit.

Sense Dance


Kjo grup si qëllim kishtë promovimin e vallzimit modern dhe bashkpunimin me artistët e estradës në Maqedoni. Grupi i cili ne fillim numëronte vetëm dy antar edhe atë, vet koreografin si dhe Bekim Asanin, shfaqen e parë debituese e paraqitën me këngëtaren Big Mama në Prishtinë në festivalin “Poli Fest” në vitin 2003.Bashkpunimi me të zgjati dy vite dhe ishte e shoqëruar nëpër të gjitha koncertet dhe shfaqet ku ajo i kishte.

Prej atëherë grupi komercial Sense u zgjërua dhe bëri bashkpunime me shum emra nominent të estradës tonë shqiptare,ndërmjet të cilëve ishin:

Anita Aziri-Nota Fest 2003 dhe Top Fest 1-koncerte dhe shfaqe
Ermira Ademi-Nota Fest 2003 dhe Top Fest 1-Koncerte dhe shfaqe
Habibe Ostreni-Nota Fest 2005 dhe Top Fest 6 (2009)
Blerim Ameti-Nota Fest 2005
Agim Poshka-Nota Fest 2005, koreografi per videoklipin “Albanian Mambo”, shfaqe ne Mis Shqipëria me kengëtarin e lartpërmendur-Video Fest -Prishtinë
Yllka Bytyçi-Nota Fest 2006

Krahas shfaqeve të lartpërmendura dens grupa përgadite koreografi dhe trajnonte te rrinjt për shfaqe, patronate dhe koncerte në Tetovë dhe më gjërë.

Gjithashtu vlen të përmendet se Jelmaz Dervishi, për tre vite me rradh, ka bashkpunuar me Keshillin Britanik ne Maqedoni dhe tradicionalisht nëpër shkollat verore të tyrë ka trajnuar dhe ka përgaditur shfaqe me të rrinjt nga Maqedonia si dhe nga Evropa si psh “Blu skay” dhe “Youth Actio Sport”.

Duhet theksuar edhe projekti me Ambasadën e fëmijëve në Shkup “Megjashi” ku përgadite nxënës te shkollës së mesme medicinale te Tetovës dhe Shkupit vallzime të dans teatrit

Synimet dhe aktivitete e dens grupit

Si qëllim kryesor i dans grupit është formimi dhe promovimi i pikave artistike me karaktere të ndryshme,me anë të vallzimit modern dhe vazllimit teatër- social. Nëpërmjet këtij qëllimi ndërlidhen qëllimet tjera si ngritja e vetëdijes tek të rrinjt si dhe tek subjektet e tjera të shoqëris së artit, vlerave morale, mënyra e drejt dhe e shëndetshme e të jetuarit gjegjësisht muzikës dhe vallzimit.
Duke marur parasysh situatën në qytetin tonë për sa i përket aktiviteteve kulturore, e cila është e lënë pas dore ,shpresojm se ky grup do të hap derën për një numër të madh të rrinjsh për të shfaqur talentin e tyre.

Aktivitetet zhvillohen në sallat për vallzim, që do të jen të ndryshme varësisht nga programi, Vallzim Modern, Latino, Hip-Hop dhe Dens Tetatër, minimum dy her në javë në ambientet e pallatit të kulturës “Ilo Anteski Smok” – Tetovë. Grupin i rri të formuar do ta udhëheqin Jelmaz Dervishi sëbashku me asistenten e tij Mirlinda, ku gjatë këtij muaji do të kryejnë regjistrimin e antarëve të rri. Ndërmjet aktiviteteve të planifikuara të këtij dens grupi janë shfaqet, koncertet në nder të pallatit të kulturës, gjithashtu edhe për manifestime të ndryshme varësisht nga angazhmanet.

Sense Dance

Publikuar: 19.05.2010 | 10:00
Lexuar: 1358 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
EDONA BERISHA (17/07/2010 03:16:37) kisha pas shum deshir me marr pjes ne keto vallzime suksese t'gjithve

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime