E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

ASHAM gjatë katër muajve të ardhshëm duhet të përpunojë një studim për burimet përtëritëse energjetike, si dhe mundësinë e shfrytëzimit të tyre.
Studim pėr burimet pėrtėritėse tė energjisė



Akademia e Shkencave dhe Artit në Maqedoni gjatë katër muajve të ardhshëm duhet të përpunojë një studim në të cilin do të kenë informacione të detajuara për burimet përtëritëse energjetike në Maqedoni, si dhe mundësinë e shfrytëzimit të tyre.
Do të verifikohet se sa prodhohet energji elektrike nga burime energjetike përtëritëse, dhe se si deri më 2020 të arrihet 20% e energjisë të jetë nga burime përtëritëse.

për këtë qëllim Ministria e Ekonimisë dhe AASHM nënëshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Ministri i Ekononomisë Fatmir Besimi tha se stabiliteti i sistemit energjetik është njëri ndër prioritet e qeverisë. "Ditën e parë të punës të këtij viti e nisim në mënyrë simbiolike me nënshtkrimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme nga lëmi i energjetikës", shto ministri Besimi.

Akademikët të cilët morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së studimit, thanë se energjia nga burimet përtëritëse nuk është zëvendësim i energjisë aktuale, por se është komplementare dhe se burimet klasike të energjisë edhe për gjatë kohë do të duhet të mbesin në përdorim, sepse burimet përtëritëse nuk kanë kapacitet që ti plotësojnë nevojat. Nga Akademia e Shkencave dhe Artit thonë se studimi, është mundësi e mirë që shkenca të japë kontributin e plotë për zhvillimin e shtetit.

“Akademia e Shkencave dhe Artit në Maqedoni u inkuadrua në një makro projekt të cilin do ta punojmë së bashku me Ministrinë e Ekonomisë, me të cilin do të japim kontribut të madh për zhvillimin e kësaj fushe e cila është pothuajse me rëndësi thelbësore për zhvillimin e vendit tonë. Në atë mënyrë shkenca inkuadrohet konkretisht në kërkimet e prioriteteve kyçe të shtetit”, tha kryetari i ASHAM-it, Gjorgji Stardelov.

Ministri Besimi tha se për tre muaj do të shpallet edhe Strategjia Energjetike, që gjithashtu po përgatitet nga Akademia. Alsat-M

Publikuar: 02.01.2009 | 23:58
Lexuar: 738 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime