E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një incident i armatosur sot në mëngjes ka ndodhur edhe në Kisella Vodë. Në barakën numër 10 e locuar në qarkun e komunës, në të cilën është vendosur një firmë private
Njė i vrarė nė Butel, tre tė lėnduar nė Kisella Vodė, e vjedhur njė kėmbimore nė Qendėr











Në rrugën "Aleksa Dunduq" në Butelin e Shkupit sot rreth orës 8.40 nga ana e një personi të panjohur është shtënë në 58 vjeçarin R.D. nga Shkupi.

R.D., i cili urgjentisht është dërguar në Qendrën urgjente, ndërroi jetë.

Nga MPB-ja informojnë se në vijim bëhet ekspertiza në vendngjarje dhe se punohet për zbulimin e kryerësit dhe motivit.

Një incident i armatosur sot në mëngjes ka ndodhur edhe në Kisella Vodë. Në barakën numër 10 e locuar në qarkun e komunës, në të cilën është vendosur një firmë private, në mëngjes në orën 9.30 është shtënë nga armë zjari, me ç'rast janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në spital.

Sipas informatave të para, dy persona janë lënduar nga arma zjarri, ndërsa personi i tretë është lënduar nga përplasja me ndonjë send.

Policia kryen ekspertizë në vendin e incidetit dhe punon në vërtetimin e rrethanave.

Në kursimoren "BAVAG", të locuar në bulevardin "Koço Racin" në qendrën e Shkupit në mëngjes në ora 8.20 është kryer plaçkitje, ku janë vjedhur prej 150 deri 200 mijë denarë. Policia është në kërkim të kryerësve të cilët mënjëher kanë ikur.

Nga MPB sqarojnë se në shkëmbimore kanë hyrë edhe tre persona të maskuar dhe të armatosur dhe i kanë lidhur dy të punësuarit me ngjitës.

Policia kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe pritet plotësisht të vërtetohen hollësitë.

Publikuar: 20.05.2010 | 07:27
Lexuar: 387 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime