E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si të tejkalohet ky problem, cila është strategjia e vërtetë që vendi duhet ta zhvillojë dhe cilat janë përvojat evropiane për njërin prej problemeve më të mëdha në botë. Në këtë temë, sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ligjeratë mbajtën euroambasadori Ervan Fuere.
Nė Universitetin e EJL-sė ligjeratė pėr mundėsitė pėr zvogėlimin e varfėrisė














Rreth një e treta e popullatës në Republilkën e Maqedonisë jetojnë në varfëri. Papunësia, shkalla e arsimit, zmadhimi i numrit të anëtarëve në familjet, vendi i jetesës, si dhe kriza botërore ekonomike janë pjesë e faktorëve të cilët ndikojnë për paraqitjen e varfërisë në vend.

Si të tejkalohet ky problem, cila është strategjia e vërtetë që vendi duhet ta zhvillojë dhe cilat janë përvojat evropiane për njërin prej problemeve më të mëdha në botë. Në këtë temë, sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ligjeratë mbajtën euroambasadori Ervan Fuere.

"Shtetit i duhet strategji e mirë me të cilën do t'i jepet mbështetje për zhvillimin e bizneseve të vogla. Tetova dhe Pollogu kanë parakushte të mira për zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe të mesme para së gjithash për shkak ekzistimit të dy universiteteve dhe kuadrove të cilat dalin prej tyre. Në Maqedoni ka shembuj pozitiv të biznesit të mirë, por është është e nevojshme edhe mbështetja e BE-së për zvogëlimin e shkallës së papunësisë", tha Fuere.

Pas një kohe të gjatë, nga fundi i muajit të kaluar shteti doli me promovimin e projektit të titulluar "Strategjia nacionale për zvogëlimin e varfërisë dhe përjashtimit social në Republikën e Maqedonisë", i përgatitur nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Me të në afat më të gjatë duhet të fillohet me aktivitete të ndryshme, të cilat duhet të kontribuojnë për zvogëlimin e varfërisë në Maqedoni.

Publikuar: 20.05.2010 | 20:37
Lexuar: 750 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime