Samiti në Sarajevë i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në qershor me iniciativë të kryesimit spanjoll me Unionin, do ta përshpejtojë procesin e eurointegrimeve, deklaroi përfaqësuesja e Ambasadës spanjolle në Shkup, Marija Angeles Garsia de Lara.
Samiti në Sarajevë i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në qershor me iniciativë të kryesimit spanjoll me Unionin, do ta përshpejtojë procesin e eurointegrimeve, deklaroi përfaqësuesja e Ambasadës spanjolle në Shkup, Marija Angeles Garsia de Lara.
"Spanja gjatë kryesimit të BE-së organizoi disa samite, por nuk harroi se prioritet i yni është kontinenti evropian, ndërsa harta e BE-së nuk do të jetë komplet pa Ballkanin Perëndimor. Shpresojmë se takimi në nivel të lartë më 2 qershor në Sarajevë do të kontribuojë për inkuadrim më të shpejtë të vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike", tha De Lara në hapjen e konferencës me temë "Evropa drejt Marrëveshjes së Lisbonës" të organizuar nga Universitetit "Amerikan kolexh" në Shkup.
Ajo madje vërejti në deklaratën e ministrit spanjoll të Punëve të Jashtme Migel Anhel Moratinos të dhënë gjatë vizitë të tij të paradokohshme në Shkup se kryesimi spanjoll është tërësisht i përkushtuar në zgjerimin e BE-së.
Në konferencën fjalim pati edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov, i cili theksoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Lisbonës, Evropa është e gatshme të ballafaqohet me sfidat e shekullit XXI. Në këtë kontekst, shtoi, dituria është forcë lëvizëse në shoqëri dhe parakusht kyç për zhvillim të suksesshëm ekonomik.
"Për këtë arsye një vend nuk mund të gaboj nëse investon në sektorin arsimor. Kjo është një prej sferave më të rëndësishme e cila do të sigurojë perspektivë më pozitive dhe më të mirë. Në këtë kontekst Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të investojë në arsim", porositi Todorov.
Konferenca njëditëshe vazhdon me debate kushtuar të drejtës, diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, midis të cilave edhe politikës evropiane pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Lisbonës.