Kriza ekonomike dhe financiare botërore, kulminacioni i të cilës pritet në vitin 2009, sipas analistëve ekonomikë do ta godasë edhe Maqedoninë në pjesën më të madhe në sektorin real, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e ndërmarrjeve maqedonase prodhimet e tyre i nxjerrin në tregjet botërore.
Për shkak të kërkesës së ulur, pritet edhe volumi më i vogël i prodhimeve të kompanive maqedonase, dhe me këtë edhe të ardhura më të voga, derdhje më të vogël të devizave dhe pushimin nga puna të punonjësve në sektoret më të goditura.
Për sanimin e pasojave nga kriza botërore e cila nuk i tejkalon edhe ekonomitë më të zhvilluara, Qeveria e Maqedonisë nga fundi i nëntorit solli një pako me 10 masa me vlerë rreth 330 milionë eurosh, të cilat duhet të fillojnë të iplementohen nga fillimi i vitit 2009.
Pezullimi katërvjeçar dhe çregjistrimi i obligimeve të firmave mbi bazën e kontributeve për sigurim të detyruar shëndetësor, mospagimin e kamatave mbi bazën e fitimit personal, tatimit të fitimit, TVSH-së, tatimet e pasurisë dhe kontributet për sigurim pensional me kusht që obliguesit në tërësi ta shlyejnë debinë kryesore, pagimin e debisë tatimore në këste, tatimin e fitimit vetëm nëse është shpërndarë në dividenda, uljen e doganave para të gjithash për lëndën e parë, tatime më të ulëta për bujqit janë një pjesë e masave të Qeverisë.
Gjithashtu firmat do të mund të marrin heqjen e kamatave mbi bazë e disa tatimeve dhe kontributevev në tërësi nëse e paguajnë kryegjënë deri më 31 prill, për 75 për qind nëse këtë e bëjnë deri më 31 gusht dhe në 50 për qind nëse debinë e paguajnë deri në fund të vitit.
Masat parashikojnë tatimin e fitimit vetëm nëse shprëndahet në dividendë me uljen e doganave, prolongimin dyvjeçar të pagimit të tatimit të kamatës së deponimeve të kursimit dhe një tatim më të ulët për bujqit.
Përkrahja për stimulimin e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm që pritet të jetë rreth pesë për qind, sipas Qeverisë do të jenë dhe mjetet me vlerë prej 480 milionë eurosh, të hequra nga buxheti për vitin 2009 për investime kapitale, para së gjithash për projekte në infrastrukturë.
Komuniteti i biznesit i vlerësoi masat paraprake si pozitive, por me vërejte që të ndërmerren edhe masa plotësuese në varësi të zhvillimit të krizës ekonomike botërore.
Lidhja e Odave Ekonomike në Maqedoni (LOE) i përshëndeti masat e Qeverisë, duke theksuar se ato do të jenë një përkrahje e rëndësishme për ekonominë maqedonase.
Një pjesë e ekspertëve dhe firmave, që janë më të goditur nga kriza qeveritare i quajtën masa për rehabilitim të të humburve, respektivisht se Qeveria vetëm do ti ndihmojë ata që edhe deri tani kanë punuar keq. Sipas tyre, Qeveria në këtë mënyrë i amneston vetëm ata që nuk i paguajnë tatimet kundrejt shtetit, ndërsa nuk ka masa me të cilat realisht do ti ndihmojnë firmat që janë nën goditje të madhe të krizës botërore financiare.
Qeveria paralajmëroi se do ti shqyrtojë propozimet e afaristëve do ta ndjekë gjendjen dhe zhvillimin e krizës globale dhe nëse masat e ofruara nuk janë të mjaftueshme për zbutjen e pasojave do të kërkohen zgjidhje të tjera.