E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vjedhja e pesë pikturave është konstatuar sot në mëngjes në orën 6 e 50 minuta, mu para hapjes së dyerve të muzeut, i cili ndodhet në njërin nga kuartet më të pasura të Parisit - arondismanin e 16-të. Përgjegjësit kanë vërejtur se njëra nga dritaret e muzeut ishte thyer dhe se ishte prerë njëri nga dryrët.
Hajdutėt sulmojnė Pikason me shokė nė Paris










Pesë kryevepra janë vjedhur natën e kaluar në Muzeun e artit bashkëkohor në Paris. Bëhet fjalë për pesë piktura, vepra të Pablo Pikasos, Fernand Lezhe, Henri Matis, Zhorzh Brak dhe Amedo Modigliani në vlerë prej 500 milionë eurove.

Sipas mediumeve franceze, janë vjedhur pikturat "Pëllumbi me njolla të vogla", nga Pikaso, "Pastoralja" e Matisit, "Druri i ullirit në afërsi të Estakut" nga piktori Brak, "Gruaja me lepezë" e Modiglianit dhe "Natyrë e vdekur me shandanë" nga piktori Lezhe.

Vjedhja e pesë pikturave është konstatuar sot në mëngjes në orën 6 e 50 minuta, mu para hapjes së dyerve të muzeut, i cili ndodhet në njërin nga kuartet më të pasura të Parisit - arondismanin e 16-të. Përgjegjësit kanë vërejtur se njëra nga dritaret e muzeut ishte thyer dhe se ishte prerë njëri nga dryrët.

Për hetimin po kujdeset brigada për represion të banditizmit. Veprat e vjedhura janë të paçmueshme dhe thjeshtë është e pamundur të shiten, madje edhe në tregun e veprave të vjedhura artistike. Hetimet paraprake në vjedhje të këtilla të ngjashme, kanë treguar se vjedhësit kanë punuar kryesisht sipas porosive të koleksionuesve të pasur, të cilët veprat e vjedhura artistike nuk i tregojnë para opinionit.

Publikuar: 20.05.2010 | 23:06
Lexuar: 769 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime