E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për çmimet me shumicë operatorët deri më tani kanë bërë marrëveshje në bazë komerciale. Tani AKE imponon masë me të cilën tregon se cili operator çfarë çmimi do të ketë për terminacion, përkatësisht nuk u lë mundësi që të arrijnë marrëveshje ndërmjet vete.
Zvogėlohet ēmimi i shitjes me shumicė midis operatorėve celularė










Çmimet me shumicë për përfundim të thirrjeve në rrjetet e veta ndërmjet operatorëve në telefoninë mobile do të ulen për 10 deri 15 për qind, me çka krijohen kushte për uljen e çmimit të shërbimeve të shfrytëzuesve të fundit, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike, Petar Ivanovski, duke iu referuar analizave që i përgatit AKE.

Për çmimet me shumicë operatorët deri më tani kanë bërë marrëveshje në bazë komerciale. Tani AKE imponon masë me të cilën tregon se cili operator çfarë çmimi do të ketë për terminacion, përkatësisht nuk u lë mundësi që të arrijnë marrëveshje ndërmjet vete.

Së shpejti Agjencia do t'u imponojë obligim operatorëve që ta marrin me qira infrastrukturën e vet, me çka, sipas Ivanovskit, do të krijohen kushte për paraqitjen e operatorit virtual mobil. Për atë lloj të operatorit mund të paraqiten edhe kompani vendore edhe të huaja. AKE, theksoi Ivanovski, ka resurse edhe për operatorë realë mobil nëse ka kompani të interesuara.

Vlerësim i përgjithshëm i AKE-s, i paraqitur në debatin e sotëm publik, është se tregu i Maqedonisë, i komunikimeve elektronike shënon zhvillim të dukshëm, si në telefoninë mobile, ashtu edhe në shfrytëzimin e internetit nga qytetarët dhe nga personat juridik.

Agjencia sot e promovoi edhe punën e qendrës së vet kontaktuese, përmes së cilës, me lajmërim në numrin 190, shfrytëzuesit e shërbimeve dhe operatorët do të mund të paraqesin vërejtjet.

Publikuar: 20.05.2010 | 23:14
Lexuar: 516 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime