Për pritjet e samitit të qershorit të BE-së në lidhje me eurointegrimin, Milloshoski vlerëson se "do të ishte shumë e dobishme edhe për Athinën edhe për Shkupin edhe për kredibilitetin e BE-së, derisa Maqedonia në qershor merr datë për negociata me BE-në"
Ne dëshirojmë të gjejmë mënyrë që me kompromis ta tejkalojmë kontestin për emrin. E shohim se Athina zyrtare ka një propozim grek "Republika Veriore e Maqedonisë", por vlerësojmë se ai është i njëanshëm që të mund të paraqesë bazë për kompromis. Duhet të gjejmë mënyrë për fleksibilitet më të madh, e cila do të mundej t'i ndihmojë gjithë procesit, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
Ai e vlerësoi si të dobishëm takimin e fundit të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në Madrid, pa precizuar nëse ka ndonjë zhvillim në procesin për zgjidhjen e emrit.
"Ajo që midis dy kryrësve politik kyç në Maqedoni dhe Greqi po rritet besimi, tregon seriozitetin e qasjes ndaj zgjidhjes së kësaj çështjeje bilaterale. Dialogu midis Maqedonisë dhe Greqisë duhet të vazhdojë në këtë mënyrë dhe secili takim është i mirëseardhur", tha Milloshoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas debatit të sotëm për reformat e Këshillit të Evropës, që e organizon instituti Euro-Ballkan.
Përsëriti se Maqedonia është e disponuar dhe e gatshme të jetë nikoqire e takimit në nivel ministror, të kryeministrave apo në nivel parlamentar.
"Vlerësojmë se kontesti bilateral më mirë do të zgjidhet dhe mirëkuptimi midis dy palëve do të rritet derisa politikanët tanë dhe grekë kanë raste më të shpeshta të takohen", vlerëson shefi i diplomacisë.
Për pritjet e samitit të qershorit të BE-së në lidhje me eurointegrimin, Milloshoski vlerëson se "do të ishte shumë e dobishme edhe për Athinën edhe për Shkupin edhe për kredibilitetin e BE-së, derisa Maqedonia në qershor merr datë për negociata me BE-në".
"Kjo në çdo rast do të jepte nxitje shtesë dhe impuls pozitiv në bisedimet bilaterale për problemin grek me emrin tonë kushtetues. Vlerësoj se këtë e meritojmë", theksoi ministri i Punëve të Jashtme.
Përkujtoi se në dhjetor vitin e kaluar kryesimi suedez me BE-në pati propozim parimor Maqedonia t'i fillojë negociatat në mars të këtij viti.
"Për fat të keq për shkak refuzimit grek nuk u mundësua të arrihet koncenzus. Por, vlerësoj se kryesimi spanjoll ka obligim dhe dëshirë të bëjë zhvillim dhe të ketë sukses të caktuar në kryesimin e vet. Më e rëndësishme për Maqedoninë është ta mbajë gatishmërinë e saj politike edhe për vazhdimin e reformave për fillimin e negociatave", tha Milloshoski.
Sipas tij, zhvillimi në integrimin euroatlantik, pozitivisht do të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike.
"Kjo do të jetë stimul jo vetëm për reformat por edhe për marrëdhëniet brenda në shoqëri. Fillimi i negociatave me BE-në do të thotë shumë edhe në zhvillimin e potencialit të vet për mirëkuptim ndëretnik dhe hapërim i përbashkët në ndërtimin e shtetit më agresiv dhe stabil të cilin të gjithë e dëshirojmë", vlerësoi Milloshoski.
I pyetur nëse ka ndonjë sinjal se është e mundshme Maqedonia të marrë datë për negociata me BE-në, ndërsa paralelisht të rrjedhin negociatat për emrin, shefi i diplomacisë thotë se më së miri është që Greqia t'i respektojë obligimet e ndërmarra ndërkombëtare siç është Marrëveshja e përkohshme nga viti 1995, me çka do t'i bënte shërbim jo vetëm të drejtës ndërkombëtare, por edhe raportit të vet ndaj Maqedonisë dhe BE-së.