Masat parashikojnë zvogëlim të sasisë së lejuar të alkoolit në gjakun e shoferëve, zvogëlim të kohës së punës së bareve dhe dyqaneve për alkool. Propozimet më kontestuese u dedikohen birrarive dhe prodhuesve të alkoolit gjegjësisht çmimet dhe marketingut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sot votoi Strategji globale për kufizim të keqpërdorimit të alkoolit me vendosjen e tatimeve më të larta për pijet alkoolike dhe rregulla të reja më të rrepta.
Reduktimi është aprovuar njëzëri prej 193 vendeve-anëtare të Asamblesë Parlametare të OBSH-së në Gjenevë. Një sërë masash, për të cilët bisedohej dy vite, nuk kanë katarker obligues.
Masat parashikojnë zvogëlim të sasisë së lejuar të alkoolit në gjakun e shoferëve, zvogëlim të kohës së punës së bareve dhe dyqaneve për alkool. Propozimet më kontestuese u dedikohen birrarive dhe prodhuesve të alkoolit gjegjësisht çmimet dhe marketingut.
"Alkooli shkakton aksidente, probleme me pikën, probleme sociale, ndërsa është edhe i dëmshëm për rrethinën e njeriut", deklaroi Bernt Bull, këshilltar i lartë në Ministrinë norvegjeze të Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të OBSH-së, si pasoja nga konsumimi i alkoolit në vit vdesin 2,5 milionë njerëz. Alkooli shkakton sëmundje të zemrës dhe mushkërive të bardha, vetvrasje dhe lloje të ndryshme të kancereve. Nga numri i përgjithshëm i rasteve vdekjeprurëse në nivel vjetor rreth 3,8 për qind janë për shkak të alkoolit, për shkak se alkooli është në vendin e tretë nga faktorët e rrezikshëm për vdekje të parakohshme dhe invaliditet.